Partia e minoritarëve MEGA ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me kandidatët për deputetë. Deri këtu, gjithçka është normale, por nga lista vihet re një fenomen i çuditshëm. Të gjithë kandidatët kanë të njëjtin mbiemër.
Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një parti familjare, ku anëtarët e gjithë fisit janë kandidatë për deputetë. MEGA drejtohet nga Kristaq Kiço dhe ka selinë në Sarandë.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, kjo parti fitoi Bashkinë Finiq, ndërsa synon të marrë vota edhe në Dropull.
/ArgjiroLajm.net/