• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qytetet që pijnë më shumë alkol në Shqipëri. Ja ku renditet Gjirokastra

10/10/2018
Qytetet që pijnë më shumë alkol në Shqipëri. Ja ku renditet Gjirokastra

A e dini se cilat janë qytetet, banorët e të cilëve shpenzojnë më shumë për pije alkoolike e cigare në jetën e tyre të përditshme, duke e pasur këtë ves si argëtimin kryesor të tyre? Po ata që i rrinë larg këtij vesi?Lezhjanët kryesojnë listën kur vjen puna për shpenzimet më të larta për pije alkoolike dhe duhan, gati dy herë më më shumë se mesatarja e vendit.

Sipas të dhënave që ka publikuar Instituti i Statistikave, në Anketën e Buxhetit të Familjes 2017, qarku i Lezhës ka përqindjen më të lartë të shpenzimeve ndaj totalit, rreth 5.7%, të cilat kanë shkuar për alkool e cigare.Ata janë renditur të parët me një diferencë shumë të ngushtë më dibranët, të cilët për një kohë të gjatë kanë ruajtur vendin e parë kur vjen puna për shpenzimet për alkool. Sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve, familjet e qarkut Dibër shpenzuan mesatarisht për alkool rreth 5.4% të totalit të asaj që konsumojnë për të plotësuar nevojat e tyre. Dibranët kanë thyer vazhdimisht rekord për alkool, teksa në 2015-n, shpenzimet për pije alkoolike zinin rreth 10.6% të totalit.

Qarqe të tjera me një përqindje të konsiderueshme të shpenzimeve për alkool janë Elbasani me 4.9%, me një rritje prej 0.8 pikësh në krahasim me një vit më parë; Berati me 4.8% të shpenzimeve, apo rreth 0.3 pikë më shumë se periudha paraardhëse dhe Kukësi me 4.1%, i cili krahasuar me një vit më parë i ka ulur shpenzimet për alkool me 0.1 pikë.Korçarët shpenzuan për alkool gjatë 2017-s rreth 3.6% të totalit, ndërsa Tirana dhe Fieri, secili nga 3.1%.

Për sa iu përket Shkodranëve, në 2017-n ulën shpenzimet për alkool në rreth 2.9% të totalit, nga 3.2% që shpenzuan një vit më parë.Vlora dhe Durrësi kanë shpenzuar për alkool përkatësisht 2.8%, ndërsa gjirokastritët janë pak pijedashës.Të dhënat nga INSTAT tregojnë në totalin e shpenzimeve në qarkun e Gjirokastrës shpenzimet për alkool zinin rreth 2.3%, me rënie krahasuar me një vit më parë dhe më i ulëti ndër qarqe.Në total, shpenzimet për alkool sipas Anketës së Buxhetit të Familjes 2017 llogariteshin 3.5% e totalit. Sipas INSTAT shpenzimet për alkool kanë ardhur në rritje në krahasim me një vit më parë me një ndryshim prej 2.1%.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Inter Miami nënshkruan me Casemiro-n, mesfushori brazilian: Jam mirënjohës, do të jap gjithçka në fushë

Zyrtare/ Inter Miami nënshkruan me Casemiro-n, mesfushori brazilian: Jam mirënjohës, do të jap gjithçka në fushë

23/07/2026
MLS/ Rikthehet futbolli amerikan, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën, debutojnë Lewandovski dhe Griezmann – Balkanweb.com – News24

MLS/ Rikthehet futbolli amerikan, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën, debutojnë Lewandovski dhe Griezmann – Balkanweb.com – News24

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al