Të mërkurën më 5 prill demokratët e Gjirokastrës do të jenë sërish në çadrën e protestës së opozitës në kryeqytet. Nisja do të bëhet nga ura e lumit në orën 15:30. Njoftimin e jep kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko përmes një postimi në Facebook.
“Janë ditët e fundit për oligarkinë e Pazarit të Ri, por janë ditë vendimtare edhe për ne, fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë. Ftoj të na bashkohen edhe studetët, të rinjtë dhe të rejat gjirokastritë, që punojnë e studiojnë në Tiranë”, shkruan Bejko.