• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rakia parandalon koronavirusin? Ja çfarë thonë ekspertët

05/03/2020
Rakia parandalon koronavirusin? Ja çfarë thonë ekspertët

“I vetmi ilaç në të cilin besojnë shqiptarët, është rakia. Dhe qenka ilaç me të vërtetë”. Kështu besohet të ketë shkruar Fan Noli në një letër dërguar Milto Gurrës në Janar të vitit 1919. Megjithatë, nuk është vetëm Noli. Shqiptarët zënë be e rrufe për vlerat fantastike të rakisë e cila në përmbajtjen e saj ka nga 20 deri në 50% alkool, në varësi të përgatitjes. Në popull, besohet se një teke raki në ditë pastron yndyrnat në gjak, por jo vetëm: rakia besohet të luftojë gripin dhe virozat.

Rakia gjen një përdorim të gjerë në shtëpi të e shqiptarëve kryesisht për probleme të lehta shëndetësore. Ajo përdoret për të pushuar dhimbjen e dhëmbit. Mjafton të pini një gllënjkë raki, ta mbani në zonën e dhimbjes dhe për pak minuta ajo do të largohet. Shqiptarët e pinë rakinë edhe për të luftuar stresin, por ky i fundit luftohet me një teke dhe jo me të gjithë shishen sigurisht. Rakia përdoret në popull edhe për të pastruar dhe dezinfektuar rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht në dimër. Një gllënjkë raki këshillohet në popull kur jemi me grip dhe të ftohur për shkak të përmbajtjes së lartë të alkoolit.

A mund të përdoret rakia kundër koronavirusit?

Pavarësisht këshillave të popullit, përgjigja është “jo”. Shkenca apo edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e mbështesin idenë se pijet me përqindje të larta alkooli ju mbrojnë nga Koronavirusi. Në lidhje me përdorimin e rakisë si dezinfektues lokal, ka një përjashtim por jo aq efikas. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një organizatë ombrellë për autoritetet e shumë vendeve të botës, që një pije me bazë alkooli të dezinfektojë ajo duhet të përmbajnë të paktën 60% alkool. Kjo është sasia minimale e alkoolit që pengon përhapjen e viruseve dhe baktereve, nëse ato nuk kanë hyrë tashmë në trup.

Rakia mund të përdoret si dezinfektues i lehtë i duarve, por ajo nuk është shumë efikase për sa kohë përmbajtja e alkoolit mbetet nën 50%. Sipas ekspertëve, vetëm dezinfektuesit me bazë alkooli 60-95% mund të pakësojnë dhe shkatërrojnë numrin e mikrobeve në duar shumë shpejt. Sidoqoftë mënyra më e mirë për të pastruar lëkurën nga prania e virusit dhe mikrobeve në përgjithësi është uji dhe sapuni. /Marrë nga AgroWeb

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al