Edi Rama tha sot se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar mbështetur SPAK. Deklaratën kryeministri e beri gjatë një takimi me struktura të PS-së në Tiranë. Ai tha se për luftën kundër korrupsionit askush nuk mund t’u kërkojë llogari përtej gardhit të kësaj partie (PS-së)
“Nuk është një luftë që na e hapi Amerika, se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të ndihmuar dhe mbështetur SPAK, ikën. Kush e mban stafetën tani? E keni dëgjuar bufin e kënetës që thotë do ta shkrijmë? Nëse ne do ishim ata që përpiqen të na pikturojnë, ishte shkrirë SPAK sot. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, me zhaba, zhapiqe, me gjithë ushtrinë nga mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo sepse e kemi sjellë ne këtë punë deri këtu”, deklaroi Rama.