Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryetarin e opozitës gjatë takimit elektoral në Elbasan. Duke iu referuar veshjes së Bashës, Rama u shpreh:
“Sot kishte ndërruar pantallonat. Ishte veshur me pantallona të zeza. Një hap i mirë përpara, por Luli nuk është gati të kuptojë se cfarë i duhet këtij vendi. Mbi të gjitha nuk është gati sepse siç thonë fermerët është shalqi me provë. Lulin e kanë provuar qytetarët e Tiranës për 4 vjet. U doli kungull. Luli nuk rregulloi dot as sahatin e Tiranës 4 vjet”, tha Rama.