Kriza politike në Shqipëri është në qendër të diskutimeve brenda dhe jashtë vendit. Djegia e mandateve nga opozita ishte një rast i paprecendet. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do te ketë asnjë marrëveshje me kryetarin Lulzim Basha.
Por moderatori i emisionit Late Night Show në RTV Ora, ndërsa në studio ishte e ftuar moderatorja e Tempora, Sonila Meço zbuloi se Rama dhe Basha kanë bërë një marrëveshje në Paris.
Kastro Zizo: “Isha në Bruksel para pak ditësh, për disa punë të miat dhe takova disa nga ‘çerrat’ e liderave që kishin ardhur për disa punë të tjera. Më thanë që takimi është bërë në Paris mes Ramës dhe Bashës.”
Sonila Meço: Është bërë marrëveshja?
Kastro Zizo: Po është bërë marrëveshja. Të sigurtë nuk dimë edhe sesa herë do frymojmë, orën e vdekjes. Megjithatë është bërë një marrëveshje.
Sonila Meço: Pra ne po jetojmë nën efektet e kësaj marrëveshje.
Kastro Zizo: Marrëveshja është bërë.









