• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama e shkarkoi për ta zëvendësuar me Vangjel Tavon, reagon ish-prefekti i Vlorës: Falenderoj përzemërsisht kryeministrin

17/03/2024
Rama e shkarkoi për ta zëvendësuar me Vangjel Tavon, reagon ish-prefekti i Vlorës: Falenderoj përzemërsisht kryeministrin

Nuk ka një foto zyrtare të kalimit të detyrës së prefektit të Vlorës nga Flamur Mamaj te Vangjel Tavo. Prezantimi është bërë mbrëmjen e djeshme nga kryeministri Edi Rama teksa ai ishte për vizitë në Vlorë.

Ndërkohë sot ish-prefekti Flamur Mamaj ka bërë një reagim të gjatë në faqen e Prefekturës Vlorë me falenderime për bashkëpunëtorët dhe Edi Ramën.

Në fund i uron suksese edhe ish-deputetit të LSI, Vangjel Tavo. Sipas raportimeve të ndryshme në media, Flamur Mamaj e mori vesh shkarkimin dhe zëvendësimin me Vangjel Tavon pasi lajmi u publikua në media. Më poshtë reagimi i plotë i Mamajt.

Sot më shumë se kurrë, ndihem me fat që do të jem pjesë e historisë së Institucionit të Prefektit të Qarkut Vlorë.
Duke e konsideruar si nder dhe përgjegjësi të përditshme peshën specifike të pozicionit të Prefektit të Qarkut, jam përpjekur që në ditën e parë të detyrës time të mbështetem në tre vlera: integritet, besim dhe respekt.
Duhet të them se ishte një eksperiencë, në pikëpamjen njerëzore e profesionale, mjaft mbresëlënëse për mua.

Në përfundim të rrugëtimit tim për një periudhë gati 7-vjeçare, si Prefekt i Qarkut Vlorë, doja të falenderoja përzemërsisht Kryeministrin Z. Edi Rama për besimin, vlerësimin dhe mbështetjen që nga dita e parë në realizimin me integritet të detyrave dhe zbatimit korrekt të Programit të Qeverisë në Qark.

Dua të vlerësoj bashkëpunimin e ngushtë, të hapur e shumë të sinqertë me anëtarët e Këshillit të Ministrave, veçanërisht Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Turizmit, Ministrin e Bujqësisë.

Falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Cako për mbështetjen dhe bashkëpunimin në çdo situatë emergjente të ndodhur në Qarkun Vlorë. Jam mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe frytdhënës me përfaqësuesit e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Qark.

Vlerësoj gatishmërinë e treguar nga Drejtuesit e Organeve Qendrore në Nivel Vendor për mirëfunksionimin e task-forcave, komiteteve, grupeve te punës të tillë si Komiteti i Menaxhimit të Turizmit , Komiteti i Menaxhimit te Zonave të Mbrojtura, Komiteti i Ekstremizmit të Dhunshëm, Task-forca e Turizmit, Task-forca për Sigurinë,
grupi i punës për sigurinë në shkolla, si dhe atë të Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike.

Falenderoj për komunikimin e pandërprerë dhe shkëmbimin e eksperiencave profesionale, kolegët e mi Prefektë në Qarqet e tjera; Padyshim, falenderoj Administratën Time për ndihmën, konsulencën dhe vendimmarrjet e përbashkëta, të cilët u bënë familja ime e madhe, veçanërisht edhe Nënprefektët Sarandë dhe Delvinë ndër vite.

Falenderoj qytetarët e Qarkut të Vlorës për besimin, për të cilët Prefektura e Vlorës ka qenë gjithmonë e hapur për t’i dëgjuar dhe zgjidhur problemet sa herë që ishte e mundur; Kam një falenderim të veçantë për gjithë përfaqësuesit e medias. Jam i sigurt dhe besoj se ndajmë të njëjtin pikëpamje se kam pasur një marrëdhënie të ngushtë, të hapur, të sinqertë me secilin prej jush.

Dua të bëj publik edhe falenderimin për familjen time. Unë i falenderoj që më kanë ofruar mirëkuptimin, mbështetjen dhe inkurajimin në realizimin e detyrave të mia funksionale dhe angazhimin tim politik e publik. Së fundmi i uroj suksese në detyrën e re Prefektit të sapo emëruar Z. Vangjel Tavo! Edhe një herë faleminderit!
Flamur Mamaj

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al