Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer keq në studion e “Opinion”, teksa është shprehur se po të mos ishte ai, gazetarët që kishte përballë do të ishin pa bukë. Drejtuar Armand Shkullakut, kryeministri shtoi se ai do të ishte pa bukë, sepse nuk i jep njeri.
Pjesë nga biseda
Edi Rama: Po të mos isha unë, ti do të ishe pa bukë more
Shkullaku: ahahahahha
Edi Rama: po do ishe pa bukë more
Shkullaku: Kush je ti more, Klodiani je
Edi Rama: Po kush të jep bukë ty more, të bësh biznes…kush, me lapsin
Shkullaku: Ore ti ke dhënë miliarda euro dhe Shqipëria s’ka incinerator, thua bukë…
Edi Rama: Pse me lapsa e mban lapsin ee
Blendi Fevziu: Lëre se Shkullaku ka sponsora
Edi Rama: Po çfarë sponsorash more…