Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se LSI nuk do të jetë më pjesë e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, në çfarëdolloj forme që të ndërtohet ajo.
“Kush e voton atë parti për vendin e punës, apo për premtimin për punë duhet të ndërrojë qasje sepse LSI nuk do të jetë më në pushtet pas datës 25 qershor.
Kjo është gjëja e vetme e sigurt pas 25 qershorit.
LSI nuk do të ketë më vend, në çfarëdolloj forme që do të ndërtohet qeveria e Shqipërisë”, – tha Rama.