• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama i ‘rrëmben’ Ilir Metës Faik Bashën: Nuk më vlerësuan!

10/04/2025
Rama i ‘rrëmben’ Ilir Metës Faik Bashën: Nuk më vlerësuan!

Tjetër largim nga Partia e Lirisë. Faik Basha, anëtar i Kryesisë dhe njëherazi kreu i PL në Kamëz, është larguar nga partia e Ilir Metës dhe do t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Njoftimi i tij vjen vetëm një ditë para nisjes së fushatës elektorale për 11 majin.

Largimin nga PL e njofton vetë Basha, i cili në një postim të gjatë në Facebook, thotë se u largua për shkak të mungesës së meritokracisë.

Sipas tij, shumë vende dhe pozita në Partinë e Lirisë janë zënë përmes favorizimit dhe marrëdhënieve personale.

“Në të ardhmen, do të vazhdoj të angazhohem për kauzat që besoj, dhe shpresoj të shoh një zhvillim të qëndrueshëm në politikën shqiptare. Principet themelore të një partie kurajoze dhe progresive është merita dhe përkushtimi ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favorizimit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike”, shkruan Faik Basha.

Basha do t’i bashkohet Edi Ramës dhe këtë e lë të nënkuptuar edhe në postimin e tij, ku thotë se është koha për të punuar për një Shqipëri Europiane, motoja kryesore e socialistëve gjatë kësaj fushate.

“Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të qytetarëve të saj. Çdo përpjekje e re, çdo hap i vogël përpara, është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur. Le të fillojmë këtë betejë së bashku për një Shqipëri Europiane, për të ndërtuar një Shqipëri që na bën krenarë të gjithve. Interesat e një Shqipëria Europiane janë detyrë patriotike e çdo Shqiptari”, shkruan Basha.

Basha thotë se ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë, sekretar për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës dhe kryetar i Partisë së Liri Kamëz.

Kujtojmë se nga PL ka pasur disa largime, mes tyre edhe sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari i cili po ashtu i është bashkuar Ramës dhe garon si deputet në listën e hapur të PS në qarkun e Tiranës.

Related Posts

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026
“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona
Kryesore

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

28/09/2026
Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para
Kryesore

Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Italia “bën” Italinë në Nations League, triumfon ndaj Turqisë

Italia “bën” Italinë në Nations League, triumfon ndaj Turqisë

28/09/2026
Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares – Balkanweb.com – News24

Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al