Pas ftesave që Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kanë bërë kryeministrit Edi Rama për një debat televiziv, ky i fundit është shprehur se ata fillimisht duhet të nisin të debatojnë me njëri-tjetrin.
Rama u shpreh gjatë asamblesë së Partisë Socialiste se Presidenti Ilir Meta duhet të debatojë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, se cili prej tyre do të jetë kryetar i kësaj partie. Më pas ai shtoi, se me siguri Presidenti do të merrte më shumë vota edhe do e fitonte debatin me bashkëshorten e tij, duke qenë se ka më tepër mbështetje në parti.
Pas kësaj, Rama u shpreh se fituesi i kësaj sfide, duhet të debatojë me kreun e PD-së, Lulzim Bashën për të zgjedhur kryetarin e opozitës.
Kështu injoroi kryeministri një debat të mundshëm me aktorët e tjerë politikë.