Partia Socialiste ka marrë vendim sot për të mbështetur kandidaturën e LSI-së për Ilir Metën President.
Vendimin e konfirmoi para pak miutash Taulant Balla pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.
Ilir Meta ka marrë firmat e 19 deputetëve të partisë së tij. Mes firmëtarëve mungon deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo, i cili ndodhet në SHBA.
Pritet që nesër në orën 17:00 kur nis seanca për zgjedhjen e Presidentit, Tavo të jetë kthyer në Shqipëri për të votuar Metën.