Kryeministri Rama i është përgjijgur ditën e sotme ish-kryeministrit Berisha në lidhje me deklaratat e djeshme në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit për çështjen e vetingut.
Rama tha se ai do ta prishë marrëveshjen me PD-në nëse brenda majit ajo nuk zhbllokon vetingun. “Nëse PD nuk zgjedh 2 anëtarët e saj në Komisionet e Vetingut atëherë unë e prish marrëveshjen brenda majit”, tha Rama ditën e sotme në një event elektoral në Kashar.