Kabineti qeveritar sot ka zbarkuar në qytetin e Durrësit. Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat bëri të ditur vendimet e qeverisë, ku ndër të tjera theksoi rritjen e pensioneve me 2.8 %.
“Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%. Duke nisur nga data 1 korrik”, tha Rama.









