Kryeministri Edi Rama, që tashmë i ka mbyllur përfundimisht pushimet, ka zhvilluar një takim në Kryeministri me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Ai tha se platforma online për bashkëqeverisjen po jep rezultate. Sipas tij, tashmë ka nisur që administrata të pastrohet nga parazitët.
“Parazitët po largohen nga administrata. Platforma e bashkëqeverisjes është rrugë më e shkurtër se e mikut. Mjaftojnë vetëm tre minuata dhe merrni zgjidhje. Ju lutem na vini në provë për zgjidhjen e problemeve që keni me administratën. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej”, tha Rama gjatë fjalës së tij.