• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Mandati i katërt duhet të jetë kthesë e madhe edhe për vetë PS që tanimë duhet të kalojë te kapitulli i ri i pranisë njerëzore.

Kryetari i saj, njëherësh kryeministri Rama, kërkoi nga drejtuesit politikë që tashmë partia të jetë më pranë njerëzve dhe të tregojë që s’janë të lidhur pas pushtetit.

“Mandati i katërt, nuk mund, nuk duhet dhe duhet të bëjmë çmos të mos jetë si të mëparshmit. Duhet të jetë kapitulli i një kthese të madhe jo vetëm për faktin që Shqipëria do të mbyllë negociatat e anëtarësimit në BE, as që PBB do të kapërcejë kufirin e 30 mld euro në vit që përbën kthesë për ekonominë, por për PS duhet të jetë mandati i një kthese strategjike drejt njerëzve duke kaluar nga kapitulli i sotëm i pranisë elektorale te kapitulli i ri i pranisë njerëzore.

Nga partia që kërkon votën e njerëzve te partia që rri pranë njerëzve kur u tregojnë çfarë duan. Nga dëgjimi i njerëzve si mirësjellje te detyrimi ynë për të qenë atje, nga halli i qytetarit që shënohet te halli që qahet dhe përgjegjësia që e ndjek shënimin deri te vajtja e përgjigjes. Nga qytetari që kërkon të hapë një derë, te partia që e ndihmon të gjejë rrugën. Nga forca e madhe politike që fiton ditën e zgjedhjeve te besimi që fitohet çdo ditë kur s’ka zgjedhje.

Të qëndrosh gjatë në pushtet do të thotë të hapësh partinë, të hapësh vendimmarrjen, procesin qeverisës për njerëz të rinj jo thjesht në moshë, por në mendësi, të krijosh hapësirë për ide të reja, të prodhosh drejtues, jo vetëm ndjekës. S’dua që ne të qëndrojmë sa më gjatë në vendin ku jemi ulur, por t’i kryejmë sa më gjatë gjërat që do të qëndrojnë.

Dua ta ngjisim Shqipërinë në BE, ta bëjmë të pakthyeshëm modernizimin e vendit, ta bëjmë të palëkundshme pavarësinë e drejtësisë, institucione që funksionojnë njësoj për të gjithë, t’i japim jetë një marrëdhënieje mes qytetarit dhe qeverisë, të guxojmë me kurajë zhvillime të reja në këtë epokë të re, të ecim me ide të qarta deri kur populli të flasë ndryshe me votën e tij. Detyra jonë nuk është t‘u provojmë që s’jemi të lidhur pas pushtetit, por të mos lidhemi pas pushtetit.

Partitë ndryshken kur pushojnë së ndryshuari, plaken kur ngatërrojnë eksperiencën me pagabueshmërinë. Ne mund ta çojmë me sukses këtë mandat deri në fund dhe të kërkojmë të tjera mandate nëse do të dëgjojmë atë që nuk na votoi, të qajmë edhe hallin që nuk arrijmë të zgjidhim. Nëse ‘Prania besnike’ mbetet ndryshim i vërtetë i marrëdhënies sonë me njerëzit ne mund të vazhdojmë të bëjmë histori. Turp është vetëm të duash ta mbash pushtetin duke harruar për çfarë ta dhanë”, tha Rama.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al