Kryeministri Edi Rama, ishte ditën e sotme në Poliçan për të prezantuar kandidatët për deputetë në këtë zonë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shqiptarët duhet të votojnë PS-në, nëse duan që investimet të shumëfishohen, dhe të mos ç’ bëhet dhe ajo që është bërë.
“Dikush më thoshte pse nuk i numëroni të gjitha arritjet në takimet tuaja. Më shumë sesa të normojmë arritjet tona, duhet të bashkojmë arritjet tona. Sepse nuk mjafton sot për të qenë të kënaqur se pse Partia Socialiste është e vetmja parti që mund të nderojë shtet. Në Poliçan është rikthyer shpresa dhe është hapur perspektiva për shkak të shumë të mrekullive që ka rreth e rrotull por edhe falë programeve të qeverisë.
Por, është me shumë rëndësi që të kuptojmë që me 25 qershor do të marrim një vendim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë që duam, për skuadrën që duhet të drejtojë punët e këtij vendi, dhe prandaj me 25 qershori duhet të shkojmë në zgjedhje jo si tifoz partish, por si qytetarë që duam të gjithë së bashku që Shqipëria duhet të ndahet nga republika e partive që në emër të forcave që kanë për shkak të forcave ndajnë zyrat dhe shtetin mes tyre duke bërë të pamundur për shërbimin dinjitoz. Prandaj, ne duam një votë masive, prandaj Partia Socialiste ka nevojë për një votë masive, prandaj ju them na ndihmoni për të bërë shumëfishin e punëve që kemi bërë.”, -tha Rama.
Po ashtu, nga Poliçani kryeministri ka shprehur shqetësimin që maturantëve po u ofrohen përgjigjet e pyetjeve, në këmbim të votës me 25 qershor.
Kreu i PS-së, bëri thirrje që prindërit duhet të refuzojnë këtë ofertë, dhe të votojnë kundër tyre që e bëjnë këtë ofertë,
“Sot në mëngjes lexova me trishtim një lajm që maturantët ka filluar tu ofrohet teza e provimit shtetëror në këmbim të votës. Ju them atyre se kushdo që ju ofron këtë është një mashtrim sepse teza janë të sekretuar dhe askush nuk mund të t’i nxjerrë në pazarin e votave. Ju them atyre që ta refuzojnë dhe të kuptojnë që mjafton një ofertë e tillë, për të refuzuar ofertuesin për tu bashkuar edhe më shumë për partinë socialiste për të veçuar përpara reformë në arsim. Për t’i dhënë fund iluzioni se votat mund të merren me kopje, se Shqipëri mund të mbahen peng me kopje.
Tani është koha që ne të shtrihemi me tutje. Nga rrethi që përfshin qytetin, që kemi bërë kaq shumë investime në zonat rurale. Do bëjmë çmos që në zonat rurale të shtrihet gjurma e rilindjes urbane, dhe që të fryjë një erë e fortë ndryshime. Deri me 25 qershor bëni çmos që të mbledhin sa më shumë forca, të bëjnë sa më shumë vota. Për të çuar flamurin e Shqipërisë në BE. Një amanet për gratë e Poliçanit, sepse besoj se është e pajustifikueshme, që në shek. e 21, një parti që pretendon të ndërtojë një Republikë të Re, të paraqesë në të gjithë qarkun e Beratit asnjë vajzë apo grua.”, – u shpreh Rama.