• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama me deputetët socialistë: Bëhuni gati për mandatin e 4-t në 2025-ën. Kush nuk e ka arritur objektivin, t’ia lërë vendin dikujt tjetër

10/05/2021
Rama me deputetët socialistë: Bëhuni gati për mandatin e 4-t në 2025-ën. Kush nuk e ka arritur objektivin, t’ia lërë vendin dikujt tjetër

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e Partisë Socialiste. Ai foli për fitoren e mandatit të tretë qeverisës, ku ngushëlloi edhe ata të cilët nuk kanë mundur dot ta fitojnë mandatin e deputetit për Parlamentin e ardhshëm, duke thënë se edhe ata kanë kontribuar në këtë fitore të tretë të PS-së.

Ai u dha dhe një mesazh që të bëhen gati dhe për një fitore në zgjedhjet lokale që mbahen pas dy vitesh, si dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Së pari urime nga afër të gjithëve për fitoren shumë domethënëse të mandatit të tretë! Një arritje historike për PS-në, që kemi detyrimin dhe përgjegjësinë e jashtëzakonshme ta kthejmë në punë, në përkushtim të jashtëzakonshëm, në një arritje historike për Shqipërinë të kësaj dekade që sapo kemi hyrë.

Urimi im është për të gjithë ju pa përjashtim, pavarësisht se jo të gjithë kemi dalë të lumtur në nivelin personal nga ndeshja që e fituam.

Nuk është aspak retorike kjo që po them. Sinqerisht të gjithë papërjashtim duhet të ndiheni fitues si pjesë e kësaj skuadre fituese dhe do të mendoni si fitues dhe të jeni gati të punoni në Parlament, në qeveri apo çdo nivel të ekzekutivit, për ta kthyer këtë fitore tonën në një fitore për Shqipërinë.

Pavarësisht arritjeve apo mos arritjeve individuale, të gjithë këtu pa përjashtim e kanë dhënë një kontribut në këtë fitore që është përgatitur në katër vjet, jo në katër javët e fundit të fushatës elektorale.

Dua të jemi të qartë për faktin se për mua nuk kanë asnjë rëndësi votat individuale që secili ka marrë, por vetëm realizimi i objektivit të madh, i triumfit të madh të numrit 12 të PS-së, si dhe i objektivave të çdeo skuadre në nivel qarku.

Gara e brendshme në listat e hapura, e cila ndodhte për herë të parë ka sjellë të mirat e saj, por edhe disa dëme asnësore që duhen analizuar me kujdes për të nxjerrë mësime për ndeshjen tjetër.

Gjynah që nuk kemi mundur ta maksimizojmë rezultatin me plus 4 mandate, të cilat i kemi lënë rrugës për shkak të atyre votave të pavlefshme, që kanë zgjedhur 12 në Dibër, Shkodër, Tiranë e Elbasan, por kanë gabuar në zgjedhjen e kandidatit. Por kjo s’e bën më pak të çmuar rimarrjen e 74 mandateve.

Mesazhi im i parë është të jeni gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe për zgjedhjet e vitit 2025.

Të jeni gati për të analizuar ndeshjen e sapopërfunduar për të kuptuar se ku duhet të ndërhyjmë. Duhet të nisim një fushatë hapjeje të re në Partinë Socialiste, ku të hapim mundësitë për ata që duan të bëjnë pjesë në parti.

Kush nuk e ka arritur objektivin, duhet t’ia lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi duhet të ngrihet me shpejtësi për të orentuar këtë proces”, deklaroi Rama.

Kryeministri ftoi edhe deputetët socialistë që të bashkëpunojnë me Partinë Demokratike:

“Mesazhi i dytë është se sado të na sulmojë PD-ja, Shqipëria na ka dhënë mbështetjen e plotë për të udhëhequr, pa humbur kohë dhe energji me akuza dhe kundërakuza të përditshme. Energjitë duhet të jenë të tëra në dispozicion të vizionit “Shqipëria 2030”.

Nuk kemi marrë mandat për të luftuar PD-në, por për të çuar përpara punët e mëdha. Duhet të jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët kurdoqoftë që të jetë e mundur, pa e humbur toruan”.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blake Lively dhe Ryan Reynolds përfshihen në telashe të reja ligjore pas çështjes së Justin Baldonit

Blake Lively dhe Ryan Reynolds përfshihen në telashe të reja ligjore pas çështjes së Justin Baldonit

21/05/2026
Beshiktash refuzon 5 mln euro, i vendos çmim të ri Ernest Muçit

Njeriu i rekordeve, Muçi vijon trendin edhe te Trabzonspor, shifra të pabesueshme

21/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al