• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama në Dropull: Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte edhe Kyriakos Mitsotakis

29/10/2023
Rama në Dropull: Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte edhe Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë sot në inaugurimin e bustit të ish-kryeministrit të Greqisë, Konstantinos Mitsotakis, në Dropull.

Kreu i qeverisë shqiptare e nisi fjalën e tij me përshëndetje në greqisht.

Kryeministri nuk kurseu as batutat me kryetarin e Bashkise se Dropullit, i cili mbante çadrën për të, duke i thënë se “nëse do t’i shërbesh të gjatit, duhet të zgjasësh dorën”.

Sheshi i rilindur të Derviçanit do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis, i pari kryeministër i Greqisë që vizitoi Dropullin.

“Busti i tij do të qëndrojë si shembëlltyra e të vërtetës historike, se ajo që i bashkon qysh në lindje të kohërave popujt e vendet tona është përjetësisht më e madhe, se sa çfarëdoqoftë mund t’i ketë ndarë a ndajë përkohësisht, për arsyet e mosarsyes së politikë”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se do të donte që homologu i tij grek të ishte prezent në përurimin e bustit të babait të tij, Konstantinos Mitsotakis.

Teksa i konsideroi shqiptarët dhe grekët si popuj vëllezë, Rama theksoi qe do te ishte mirë që tensionet mes vendeve tona, te mos ndodhin.

“Mjafton ta kesh parë në një material arkivor të televizionit grek ku ai flet me sensin aristokratik të humorit, për kokëfortësinë e gruas së tij arvanitase. Kjo ushqen dhe lidhjen e pandashme mes dy vendeve tona, që e shkuara i ka përzierë aq shumë, saqë po mos t’i dallojë gjuha, asgjë s’i bën të pandashme.

Do të kisha dëshiruar që këtu të ishte sot Mitsotakis, por me siguri që ai do të kthehet në këtë shesh, pasi që nga sot sheshi mban emrin e të atit. Më vjen mirë që këtu bashkë me mua është një deputet, tashmë i thinjur”, tha Rama.

Referuar tensioneve të fundit mes Shqipërisë dhe Greqisë, për çështjen Beleri, kreu i qeverisë u shpreh se “politika elektorale trazon edhe rrjedhën e vëllëzërisë”, por theksoi se gjithçka do të rregullohet”.

“Fatkeqësisht politika elektorale me nevojat e saj jo domethënëse per fatet e popujve tanë trazon edhe rrjedhën e natyrshme të vëllazërisë qysh në lindjen e kohërave.

Por janë gjëra që kalojnë edhe pse do të ishte mirë që të mos ndodhnin. Sic ishte mirë të mos ndodhin, por herë më lehtë edhe herë më vështirë kalojnë edhe sherret mes vëllezërit që jetojnë në një shtëpi.

Trazimet dhe keqkuptimet jo vetëm kalojnë, por e bëjnë edhe më me kuptim lidhjet e pandashme mes dy popujve dhe vendeve tona, për të cilat edhe dy kundërshtarët e paepur, Konstantinos Mitsotakis dhe Andrea Papandreou jo vetëm kishin të njëjtën bindje, por bënë çka mundën në kohën e shkurtër që patën pushtet në kohën kur Shqipëria sapo doli nga izolimi”, tha Rama.

Related Posts

“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut
Lajme

“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut

31/10/2026
Kryesore

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor (Emri)

30/10/2026
Ndryshon ligji për siguracionin e makinave, ja çfarë duhet të dini
Kryesore

Dyfishohet taksa vjetore e makinave: Automjetet e vjetra dhe ato me naftë do paguajnë më shumë (Tabelat)

30/10/2026
Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët
Kryesore

Prania besnike te PS Gjirokastër, Kumbaro: Punojmë për të afruar strukturat tona me qytetarët

30/10/2026
Ligji i ri i turizmit/ Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, zbardhen gjobat
Kryesore

Ligji i ri i turizmit/ Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, zbardhen gjobat

30/10/2026
Policia nën vëzhgim 24/7, mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për efektivët
Kryesore

Policia nën vëzhgim 24/7, mbërrijnë 5 mijë kamera trupi për efektivët

30/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut

“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut

31/10/2026

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor (Emri)

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al