Kryeministri Rama ishte sot në Vlorë, ku pati një takim priftin e Shën Athanasit në Selenicë, të cilën e takoi me lejen e legalizimit në dorë dhe i shoqëruar nga drejtuesi i fushatës së PS-së, Damian Gjiknuri. Përveç tapisë, solli me vete premtimin për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për kishat, që deri dje paguanin me tarifat e biznesit. Nuk ngurroi edhe të ngacmonte priftin për punën e qeverisë.
“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato. Urdhëro ja ku e ke! Tani, sot në darkë, thuaji Zotit, që qeveria e bëri punën e vet” u shpreh Rama duke shkaktuar të qeshura tek besimtarët që ishin mbledhur përreth tij.
Në dyert e kishës doli ta priste Atë Spiro Bulika, që i foli kryeministrit për shkatërrimin e kishës në komunizëm.