• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Nuk shkojmë në zgjedhje se s’bie dakord Macron me Merkelin

18/10/2019
Rama: Nuk shkojmë në zgjedhje se s’bie dakord Macron me Merkelin

A do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapen negociatat? Kësaj pyetje Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me “Jo”.

Gjatë një lidhje direkte me emisionin “Open” në TCH Rama tha se Shqipëria nuk shkon në zgjedhje të parakohshme se nuk bie dakord Macron me Merkelin.

Me ironi ai u shpreh se “ne mund do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme vetëm në rast se ky vendim, do të zgjidhte konfliktin mes Francës dhe Gjermanisë”.

Azilantët

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se për çështjen e azilantëve shqiptarë në Francë ka folur drejpërdrejt me Presidentin Macron.

Rama: E kam bërë këtë debat drejtpërdrejtë me Presidentin e Francës. Ai i flet popullit francez në funksion të asaj që po bën dhe që lidhet me ta. E para nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat. BE ka lëvizje të lirë me vendet e Amerikës Latine.

Andi Bushati ndërhyn nga studio: Macron përmend azilantët e Shqipërisë. Pra manipulon duke përmendur azilantët shqiptarë.

Rama: Eni, të lutem të mos kem interferenca nga zëra të pa informuar. Ky është një qëndrim që nuk ka lidhje me çështjen e vizave dhe negociatat. E dyta, çështja e azilantëve që stër-zmadhohet në Francë lidhet me regjimin e trajtimit të atyre që kërkojnë azil. Shqiptarët kërkojnë azil politik për arsye ekonomike. Këtë problem e kishte Gjermania, duke kirijuar një regjim trajtimi të shpejtë dhe më pak bujar dhe faktikisht numri i kërkesave ka rënë. Është e padrejtë t’i kërkohet Shqipërisë të mbyllë kufijtë e vet ashtu siç është skandaloze që personazhe publikë dalin në televizion dhe flasin për këtë temë.

Bushati: Është një debat që duhet bërë qetë dhe jo me ton ironie.

Rama: Kush është ky zëri që më interferon. Unë jam i qetë por edhe pasionant. Unë jam këtu për t’u përgjigjur pyetjeve.

Ajo që sot është evidente është që Presidenti i Këshillit Evropian jo vetëm që duan t’i thonë po Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që në mikrobotën shqiptare vazhdohet me propagandën bajate se kjo lidhet me qeverinë. Po të mos i kishim bërë detyrat nuk do të kishim marrë PO-në e Gjermanisë.

Eni Vasili: Po me 9 kushte.

Rama: Qetësohu! Për çfarë u votua në Bundestagun gjerman kur kjo nuk ishte po. Janë 999 kushte që duhen përmbushur deri në anëtarësim në BE dhe përsëri varet nga dinamikat e brendshme. Varet nga politika dhe jo nga teknologjia e integrimit. Komisioni Evropian është struktura që bën vlerësimin teknik. Kur çështja shkon në nivelin politik nuk është thjesht lexim i raportit të komisionit. Franca ka interesat e veta.

Eni Vasili: Kur Shqipëria do të plotësojë 9 kushtet?

Rama: Së pari nuk janë nëntë. I keni lexuar gabim. Çelja e negociatave fillon kur palët ulen në një tryezë ku duhet të kemi kryer dy punë. Regjia është në rregull po ju interferoni duke ndërhyrë. Qetësohu!

Bushati: E bëri si Ertv-ja.

Eni Vasili: Bushati këmbëngul të bëjë një pyetje.

Rama: Ata të papunët këtë punë kanë.

Andi Bushati: Më mirë me të papunët se me drogaxhinj!

Rama: E para është reforma zgjedhore. Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut besoj do bëhet brenda vitit. Këto nuk janë se i duhen Holandës apo Gjermanisë por se na duhen ne.

Kryeministri Edi Rama e mbylli lidhjen me studion e “Open” pa pranuar tu përgjigjet drejpërdrejt gazetarëve të pranishëm në studio. Ai tha se përgjgigjet mund ti marrin nga ministri Gent Cakaj.

Related Posts

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë
Kryesore

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë
Kryesore

2 km radha në kufi, policia greke vonesa në Kapshticë

19/06/2026
Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec
Kryesore

Një grup eurodeputetësh vjen në 29 qershor në Zvërnec

19/06/2026
Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome
Kryesore

Frika nga protesta, hiqet gardhi që mbante të izoluar plazhin në Kakome

19/06/2026
Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Saliu është në gjendje të rëndë psikologjike!
Lajme

Ngjela: Protestat janë në favor historik të Edi Ramës, por ai nuk e kupton

19/06/2026
Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Kryesore

Nis protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

Mbytja e 62-vjeçarit në Virua, policia jep detaje: Ishte i punësuar si roje në zonë

19/06/2026
SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

SHBA thyen Australinë, kalon fazën e grupeve në Botëror

19/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al