Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste të Shqipërisë në Lezhë, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për korrupsion, duke i cilësuar ato si përpjekje për të baltosur punën e qeverisë.
Rama theksoi se Shqipëria ndodhet në nivelin më të ulët historik të korrupsionit.
“Të gjithë ata që na gjëmojnë nga mbrapa dhe që krijojnë një zhurmë shumë të madhe ‘korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’… Tani unë nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por mund të them se kurrë Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si tani dhe se korrupsioni është më i ulët se kurrë më parë. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pagave e pensioneve në të njëjtën kohë. Nuk ndodh kjo. Sepse pagat dhe pensionet rriten kur rriten të ardhurat në buxhetin e shtetit. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe ndërkohë të rritet numri i përfituesve nga garat publike. Janë të gjitha gjëra që nuk lidhen me njëra-tjetrën”, tha mes të tjerash Rama.
Rama tha gjithashtu se në kohën kur PD ishte në pushtet, njerëzit rrinin në radhë për të paguar dritat apo për të marrë një certifikatë. Kryeministri shtoi se PS sot ka një mundësi të artë për anëtarësimin e vendit në BE. Nëse nuk ndodh, Rama tha se historia s’ka për t’ua falur kurrë.









