• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka

15/02/2021
Rama paralajmëron rikthimin e karantinës: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka

Gjatë ceremonisë së pritjes së dozave të reja të vaksinës Pfizer në Rinas, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk e mbyll sërish vendin, teksa shifrat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm, dhe nëse kjo ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u shpreh se shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por sipas tij, në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi. Kreu i qeverisë deklaroi se një karantinë e dytë do të ndikonte negativisht në shëndetin psiqik të njerëzve, ndaj është e rëndësishme që të vijohet me këto masa kufizuese.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi, për 1001 arsye, që i kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe nga ekspertët tanë, edhe nga të tjerë, me të cilët komunikoj për të mësuar. Gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike. Që do të thotë, i efekteve traumatike të gjithë kësaj kohe dhe të gjithë këtyre shtrëngimeve, ndryshimeve, shqetësimeve, te psiqika e kësaj dynjaje. E treta, do të keni parasysh edhe një gjë tjetër, kur një vend i BE mbyllet, ka një ‘kontro’ evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë dhe nëse spitalet vazhdojnë shërbejnë brenda skenarëve të parashikuar, atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese që kemi përcaktuar, në mënyrë që njerëzit të marrin frymë, fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të rinjtë po ashtu.

Prandaj, arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, jo thjesht një arsyetim mekanik, që hajde ta mbyllim. Nëse njerëzit nuk do të kufizohen, nuk do vënë maskën kur dalin nga shtëpia, nuk do respektojnë ato rregulla minimale, patjetër që ora policore do shkojë duke u ulur dhe kufizimi duke u rritur. Larg qoftë të bëjmë një karantimin të dytë, edhe sikur të jetë ditë votimi. Ky nuk është plan i fshehtë për kutitë e votimit, por po shohim dinamikën hap pas hapi. Dinamika sot na thotë që jemi në ekuilibër. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm, se sëmundja vetë. Ne na duhet që t’i krijojmë njerëzve mundësi që të shkojnë në punë, të marrin frymë, të dalin, të marrin ajër. Studimet e fundit janë alarmante sa i përket efekteve psikologjike të kësaj dynjaje nga e gjithë kjo histori kufizimesh dhe traumash të dukshme e të padukshme”, u shpreh Rama.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

Ellie Goulding ndan lajmin e ëmbël, mirëpret në jetë vajzën e saj

11/03/2026
“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al