Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në qytetin e Durrësit për turin e tij të llogaridhënies së qeverisë. Duke folur për projektet në infrastrukturën rrugore, ai përmendi edhe aksin Kardhiq-Delvinë, i cili do të nisë muajt e ardhshëm.
‘Kjo rrugë na çon më shpejt në Sarandë, shkurton ndjeshëm distancën. Do evitojë torolisjen e Qafës së Muzinës’, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri foli edhe për bërjen me pagesë të autostradës Tiranë-Durrës.









