Reagimeve të shumta pas vrasjes së gjyqtares së gjykatës së Shkodrës Fildes Hafizi u është shtuar edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë, nuk shpreh ndonjë ngushëllim dhe as kërkon zbardhje të plotë të ngjarjes siç normalisht mund të kishte bërë një kryetar qeverie. Ai e ka hallin diku tjetër. E kanë shqetësuar akuzat ndaj sistemit të drejtësisë.
“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam” – shkroi Rama në mbrëmje në rrjetet sociale.









