Sot në Kuvend u debatua për çështjen e ndihmës ekonomike. Opozita akuzoi qeverinë se nga skema kanë dalë rreth 20 mijë vetë. Ndërsa Kryeministri Edi Rama pranoi korrigjimet, si shenjë e vëmëndjes së qeverisë për të varfërit. Por Rama dha provën më të qartë deri më sot, se sistemi i pikëzimit që mat varfërinë ka një marzh gabimi të frikshëm. Nga 15 familje që përmendi Edi Rama në parlament, 9 prej tyre ishin rikthyer në skemën e ndihmës ekonomike,(pa llogaritur ata që pranuan një punë) pra marzhi i gabimit sipas shembujve që solli kryeministri shkon në 60%. Mes emrave që Rama përmendi në Kuvend, se ishin rifutur sërish në skemën e ndihmës ekonomike, ishte edhe ai Amarildo Hysa, 55-vjeçari nga Gjirokastra i cili vuan gjithashtu nga një sëmundje kronike. Rasti i Amarildos u publikua në media fillimisht dhe më pas u denoncua gjithashtu nga kreu i opozitës, Basha.
©ArgjiroLajm.net