Kryeministri Rama ka rezistuar për gati dy orë në emisionin Open pa përqeshur, pa mimika, pa sharje dhe ofendime në debat me kryeredaktorin e Panorama Robert Rakipllari dhe opinionistin Agron Gjekmarkaj. Por pas dy orësh ka bërë një krahasim: “Kam pasur një plakë në lagje unë dhe thoshte: Të kesh dy. Një ta mbash e një ta çash… e kishte fjalët për ndenjësen” u shpreh Rama duke shprehur nervozizmin e tij në bisedë e sipër kur flitej për vizitën e tij në Turqi. Shpeshherë në debate, kryeministri ka ofenduar, sharë, ironizuar, përqeshur dhe tallur gazetarët duke mos i përmbajtur nervat.