• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama reagon sërish për Bularatin: Greku, popull mik, por ka dhe gomerët e vet!

08/11/2018
Rama tregon sa do të paguajnë ata që shpifin

Kryeministri Edi Rama bëri një koment në lidhje me protestat e sotme në Bularat gjatë varrimit të Kostandin Kacifas, minoritarit grek të vrarë nga RENA gjatë një dylfutimi me armë.

I ftuar në Real Story, Rama tha se populli grek është popull mik dhe se minoriteti grek është tepër i respektuar, por sipas tij “si çdo popull ka gomerët e derrat e vet”.

“Pashë që kishte reagime që më krijuan një pështjellim negativ, se unë mendoj se ajo që shihet si dobësi është forca dhe vlera e këtij vendi.

“Mendoj që ajo që shihet nga disa si dobësi, është forca e vlera e këtij vendi. Ne nuk jemi një vend ku luftohet me arkëmortet dhe provokatorët e varrimeve, jemi një vend ku ndodhi sot diçka që në vendin fqinj nuk mund të imagjinohet.

Unë refuzoj dhe i bëj thirrje të gjithëve të refuzojnë shprehjen “na erdhi greku”. Nuk është ky populli grek, populli grek nuk është armiku ynë, është vend ku shqiptarët kanë gjetur strehë.

Por ky popull ka dhe gomerët e derrat e vet. S’ka nevojë për komente të tepërta, është një ngjarje në një fshat që u mor peng nga disa njerëz qesharakë. Lanë shijen e një shfaqje groteske duke përdhosur dhe vetë të vdekurin që medemek respektuan,” tha Rama.

Pyetjes e nëse mund të ishte evituar kjo vrasje, Rama i është përgjigjur kështu:

Ndihem mirë që në këto raste i përkas këtij vendi, se do ishte e paimagjinueshme që kjo të ndodhte invers, 1000 vetë të veshur kuq e zij, të shkonin në Greqi dhe të këndonin për Çamërinë dhe besoj se do ishte ndezur flakë qeverinë dhe të gjithë.

Ndërsa këtu nuk ndodhi asgjë e tillë për këtë ngjarje sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Kjo është vlerë për ne dhe shkon me traditën tonë, që shkon për shtat lotëve të familjarëve në këtë arkmort.

Unë besoj se ne kemi pasur një qasje shumë serioze edhe me palën greke, janë vrarë shqiptarë në Greqi dhe pala greke ka kërkuar një hetim të përbashkët, dhe ne kemi refuzuar sepse kemi bërë atë që është bërë në rastet e mëparshme.

Prokuroria ka reaguar për një proces ekspertize, dhe pas tyre do diskutohet, nëse do të diskutohet më për këtë çështje

Por unë di që as në Greqi as në Shqipëri dhe as Honolulu, një njeri që kërcënon me armë disa persona të paarmatosur, nuk tolerohet

Pjesë nga Intervista:

Në nuk jemi vend ku luftohet me arkmorte dhe purogatorët e varrimeve. Ajo që ndodhi në atë fshat është një gjë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Ne kemi marrë masa në kufi, janë marrë masa për disa shtetas që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, por nga ana tjetër i bëj ftesë të gjithëve që të refuzojmë shprehjen “na erdhi greku””, u shpreh kryeminsitri.

Nuk është ky populli grek, nuk është ky fshati i Bularatit, ky është një segment folklorik dhe i mjerë i politikës greke dhe populli grek s’ka qenë dhe s\do jetë kurrë armiku jonë, në Greqi kanë gjetur strehë shqiptarët si dhe grekët në Shqipëri, por edhe aty si në çdo vend ka derra.

Ata erdhën dhe turpëruan flamurin e tyre dhe ikën e lanë pas një shije groteske dhe folklorike dhe përdhosën edhe viktimën.

Kjo ngjarje po shfrytëzohen në mënyrë të egër politikisht në greqi dhe ai mund të jetë heroi i pjesës më barbare të politikës greke, por nuk është hero ai që merr armën dhe qëllon njerëz.

Këta që erdhën sot i përkasin një bote të huaj dhe nuk i përkasin botës shqiptare. Ne bëmë detyrën për aq sa duhej të bënim, minoriteti grek është i nderuar dhe i respektuar, qytetarë të pazëvendësueshëm i këtij kombi, dhe nuk janë “greku”.

Marrëveshja e detit është një proces që nuk ka përfunduar, nuk është i lehtë… kemi hyrë për një marrëveshje më të mirë se ajo e 2009, dhe nuk do falim asnjë milimetër dhe duam të rikuperojmë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Alonso i duhuri për Realin, por jepini kohë”

“Alonso i duhuri për Realin, por jepini kohë”

29/12/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba Pollozhani flet për dhunën fizike që ka përjetuar: Nuk i tregoja as prindërve

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al