Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 4 drejtorë Hipoteke dhe 2 të ALUIZN-it. Vendimi në fjalë erdhi pas një takimi që kreu i qeverisë zhvilloi me Drejtoret Rajonale të Hipotekave dhe ALUIZN-it. Shkarkimet janë bërë për shkak të performancës së ulët. Prej kohësh Rama ka paralajmëruar shkarkime nga puna për të gjithë punonjësit e administratës që nuk përmbushin kërkesat dhe nuk janë efeçientë në punë, ku në fokus është shërbimi ndaj qytetarëve.









