Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, ku presidenti i ri bëri betimin dhe mbajti një fjalë para deputetëve të pranishëm në sallë, pati edhe dy detaje që s’mund të anashkalohen Kryeministri Edi Rama mbërriti disa minuta me vonesë në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë kur Meta u largua nga salla për t’ju drejtuar Presidencës, nuk e takoi Ramën, por vetëm disa prej deputetëve, të mazhorancës dhe opozitës, përfshi këtu ish-kryeministrin Berisha.









