• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama shpërthen sërish ndaj opozitës: Janë llum dhe bedelë

10/11/2022
Rama shpërthen sërish ndaj opozitës: Janë llum dhe bedelë

Kryeministri Edi Rama nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që i kërkuan detaje për marrëveshjen për portin e Durrësit. I pyetur se kush i zotëron 60% të aksioneve në kompaninë që do të marrë portin, Rama e ktheu në një lumë fyerjesh ndaj opozitës.

“Kam parë shumë gjëra të shëmtuara. Kjo është një prej tyre. Marrja nëpër gojë në mënyrë skizofrenike, të ulët të një personaliteti. Një non gratë dhe një llum çdo ditë ndot me prodhimin e tij veshët dhe sytë e shqiptarëve.

Nuk merrem me këto konvulsione injorante. Po iu them që nuk kemi miratuar asgjë. Kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike se është e mirë për ty, për familjen tënde. Sjell një investim prej 2 miliardësh, por transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë kryesore që është turizmi.

Si mundet ndërkohë që të gjitha këto pyetje “çfarë, çfarë, çfarë” janë legjitime se i kemi shpjeguar një pjesë të tyre. Një investim i ngjashëm që është bërë në Beograd ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm dhe aty kemi marrë edhe 1% aksione më shumë sesa kanë marrë ata. Këto muhabete pazari tek gabi, i bëni në kafe.

Këto janë diskutime që do bëhen dhe ju do i dëgjoni. Ngritja e akuzave dhe derdhja e këtij llumi është një turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të jetë aty, do ketë për diskutime, për të parë detajet. Fillimi i ndërtimit do të thotë vende pune. Por kujt ti flasësh? Non gratës.

Folëm gjatë për këtë se nuk jam këtu për të humbur kohë për kolvuksionet e injorancës. është e pabesueshme që ndodh e njëjta gjë. Dhunë, dhunë, dhunë. Nuk jam në interpelancë për portin e Durrësit. Nuk rri t’u jap përgjigje pyetjeve të non gratave që vijnë përmes teje” – tha Rama.

Kryeministri u pyet edhe për incidentin në Kuvend me deputetët e PD-së, Paloka dhe Leskaj.

“Nuk kam njohur asnjë të dehur që të pranojë se është i dehur. Ata janë bedelë. Me kuptimin e plotë të kësaj fjalë. Janë bedelë se sot është dita për t’i thënë përgjigje një pyetje; pse paratë ruse u derdhën tek kjo parti për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi? Besoj se edhe për një parti të opozitës, qeveria duhet të jetë më e rëndësishëm për paratë ruse.

Askush nuk çohet dhe të thotë është turp e PD. Nuk u distancua asnjë, jo se kanë marrë para, por se janë bedelë. Në momentin që nuk vënë interesin e vendit të vetë, atëherë janë të paatdhe. Ju gjykoni sa etik apo jo është fjalori im. E dallova që ishin dehur se për pak u deha dhe unë nga alkooli që kishin pirë. Vetëm të dehurit mund të flasin me atë gjuhë në mes të një mexhelisi që quhet Kuvend” – tha Rama.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al