Anulimi i tenderit të Porto Romanos erdhi si presion nga faktorë të painteresuar që ai të ishte një histori suksesi, tha Rama në konferencën për shtyp. Kryeministri u shpreh se forcimi i Shqipërisë nuk është i mirëpritur nga shumë vende.
“Nëse prisni që shqiptarët mund të bëhen më të fortë, mund ta mendoni, por ka një sërë vendesh që nuk e mirëpresin këtë. Nuk ka lidhje me armiqësira të natyrës gjeopolitike, vetëm, ka lidhje edhe me interesa tregtare të vendeve.
Nëse mendoni që porti i ri është një port që ata që i kanë të lidhura interesat me rrugët e trafiqeve mezi po e presin, mendoni gabim. Përkundrazi, nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin”, tha Rama.
Kompania e vetme e mbetur në garë për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano u tërhoq nga gara me argumentin se i janë rritur kostot. Në një konferenecë për shtyp, kryeministri Edi Rama tha se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë që kompania të ketë qenë nën ndonjë presion, por deklaratat e Ramës janë të forta kur thotë se i gjithë procesi është zhvilluar nën presion nga faktorë të tjerë të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi
“Ka ndodhur një koicidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe natyrisht që duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi nga kompania më e madhe e botës.
Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion, por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion. Jo nën presionin e SHBA siç thuhet. S’ka pasur asnjë shqetësim as nga SHBA, as nga BE. Por ka pasur një presion nga faktorë të tjerë, të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Që nga A-ja, kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e Portit të Ri me shitjen e atdheut në duart e Arabëve, e vërteta është që përtej injorancës, qysh në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte para projekti i portit të ri. Pse? Për një arsye që cilido që do ta kuptojë, e kupton pa ndonjë mundim të madh. Porti ekzistues s’ka kapacitet për të qenë nyja strategjike e korridorit VIII. Edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyjë logjistike e korridorit VIII. Një nyje logjistike në mes të qytetit nuk mund të ekzistojë”, tha Rama.
Rama: Duke pasur parasysh edhe sipërfaqen ku janë shkruar edhe leximin prej saj, edhe thellësinë e marrëdhënieve dhe realitetin e përditshëm unë them me plot gojën që leximi i bërë nga ata që kanë vënë kujën që u bllokua Shqipëria është një lexim në rastin më të mirë pervers, dhe në rastin më të keq, i qëllimshëm edhe për të lënduar këdo që në fakt dëshiron suksesin në këtë rrugë. Është shumë e qartë se kush merret me këto deformime nuk e dëshiron suksesin e kësaj rruge.
Për sa i përket projektit të Porto Romanos. Ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme, që në momentin e fundit kompania që duhet kaluar të gjitha fazat, është tërhequr duke ju referuar situatës së2 krizës dhe natyrisht se duke qenë se oferta financiare do ishte e lidhur me tavanin e vendosur nga studimi nga Royal Haskoning. Kompania më e madhe në ndërtimin e porteve, dhe tavanin e vendosur nga kërkesa në procedurën e hapur nga qeveria, nuk kemi arsye të shikojmë prapa ndonjë gjë tjetër. Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion. Por gjithë presioni ishte në presion por jo në presion nga SHBA, asnjë shqetësim të shprehur nga SHBA dhe BE, por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, të painteresuar që ai port të jetë histori suksesi.
Që nga A-ja, ku disa thonë për çfarë duhet të një port të ri se kemi portin tonë atë kënetën në zemër të Durrës. Dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt që përtej injorancës që është gjithmonë faktor, që qysh në fillim ka pasur forca që të mos ecte projekti i portit të ri. Pse? Për një arsye që cilido do ta kuptojë e kupton. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja e korridorit të 8. Është në të gjitha aspektet, edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike e k 8. E thonë të gjitha analizat e bëra dhe proceset. Një nyje në mes të qytetit nuk ekziston. Pa llogaritur kapacitet ekzistuese krejt të papërshtatshme. Porti i ri, si nyje lidhëse, është një port që e çon Shqipërinë në një nivel tjetër dhje shqiptarët. Nyje e lidhur e lidhur me një tjetër nyje, portin e thatë e Prishtinës, dhe të Shkupit. Porti i thatë i Shkupit, planifikohej fillimisht në Strugë.









