• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama – shqiptarëve në Kretë: Kush ka shtëpi të gjyshit në fshat, të kthehet të investojë

29/03/2025
Rama – shqiptarëve në Kretë: Kush ka shtëpi të gjyshit në fshat, të kthehet të investojë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shqiptarët në Kretë, ku u bëri thirrje që të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri.

Rama tha se në Parlament ka kaluar një ligj për emigrantët, që u lehtëson investimin në tokat e gjyshërve të tyre nëpër fshatra. Duke marrë shembullin e shqiptarëve të cilët ishin emigrantë dhe janë kthyer, kryesocialisti tha se “ju dalin më mirë llogaritë”.

“Për të gjithë ata që kanë një tokë në fshat apo një shtëpi të rrënuar të gjyshit në fshat apo kanë të afërm në fshat ku mund të behet një investim, kemi kaluar në parlament ekzaktësisht për emigrantët një ligj që thotë, se çdokush që zotëron një tokë për të cilën mund të mos e ketë akoma dokumentin e pronësisë ama ka dëshmitarët e mjaftueshëm në fshat atje që është toka e të parëve, mund të marrë një vërtetim dhe mund të marrë leje për të rindezur oxhakun në shtëpinë e gjyshit dhe për ta kthyer shtëpinë e gjyshit në një agroturizëm apo për të investuar atje në çfarëdolloj rruge.

Për cilin do prej jush që do të kthehet ose të investojë, ligji thotë se për 500 aplikantët e parë, janë 10 vite pa taksë dhe pa tvsh, asnjë detyrim ndaj shtetit. Unë e di që ky ishull ka një turizëm të zhvilluar por të gjithë ata që presin sezonin këtu, i ftoj të interesohen dhe në Shqipëri, të pyesin si janë pagat. Nuk kanë nevojë të më besojnë mua, mjaftojnë të interesohen dhe të shikojnë. Ju del më mirë atje sesa këtu, megjithatë kjo është në dorën e secilit të interesohet.

Për të mbështetur investimet në fshat, BSH ka hapur dhe një linjë kredie dhe cilido që do të ketë akses, që ka interesa më pak se 3% është i ftuar ta bëjë. Pyesni ata që e kanë bërë, ka shembuj si ju që nga Greqia Anglia Italia deri dhe nga Amerika janë kthyer dhe kanë bërë këto që po them dhe të gjithë thonë këtu del më mirë llogaria“-tha Rama

Related Posts

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

09/03/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Raporti i SPAK për vitin 2025: 45 milionë euro pasuri të sekuestruara, kriptomonedha dhe zyrtarë të lartë nën sitë

09/03/2026
Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua
Kryesore

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

09/03/2026
Kryesore

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

09/03/2026
Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj
Kryesore

Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj

09/03/2026
Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!
Kryesore

Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

09/03/2026
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al