• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: S’ka ndihmë ekonomike për djem dhe burra që refuzojnë punën

24/02/2018
7 vjet pas 21 Janarit, Rama: Të vrarët në bulevard u rivranë në gjykatë

“Do rivlerësojmë të larguarit nga skema e ndihmës ekonomike”. Ky ka qenë premtimi i kryeministrit Edi Rama nga Berati pas akuzave të opozitës në adresë të qeverisë se la larguar nga skema e ndihmës ekonomike familje të cilat jetojnë në varfëri dhe pa asnjë të ardhur. Rama tha se ka nisur një proces i tërë verifikimi dhe rivlerësimi për të mbajtur në skemë vetëm ato familje të cilat meritojnë përkrahjen nga shteti.

“Skema ka edhe marzhin e vet të gabimit dhe për këtë arsye po bëhet një proces i tërë verifkimi e rivlerësimi, por është e padiskutueshme që 70% e atyre që kanë dalë nga skema, janë 24-45 vjeç në formë perfekte për punë. Është shumë e qartë dhe e ndarë, ne do vlerësojmë çdio rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të një familje, nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet, djem e burra që duan ndihma ekonomike le të shkojnë të marrin rrugët e protestave dhe të paguhen nga organizatorë te protestave, ne ndihmë ekonmike për këta nuk kemi”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se vendet e punës nuk mungojnë por qytetarët në moshë pune preferojnë të marrin 50 mijë lekëshin e shtetit sesa një rrogë mujore. “Është bërë një investim për një fabrikë prodhimi “Made in Albania”, nuk shkon njeri të punojë, fabrika rri atje dhe praktikisht është në faliment, pse, sepse nuk shkon njeri të punojë. Pse duhet të marrin ndihmë ekonomike këta që nuk punojnë? Në Gjirokastër, erdhi investitori, u hap fabrika dhe nuk shkon njeri të punojë. 300 mijë lekë nuk janë shumë, por janë shumë më tepër se 50 mijë lekë. Në Berat, investitori italian thoshte kam vënë linja autobusësh për të marrë punonjësit në Lushnje, sepse nuk shkojnë të punojnë, dje një goxha djalë tha në Bashki shkoj dhe punoj, marr një rrogë dhe shkoj në kafe, e po pres orën 12:00 që të iki në shtëpi”.

Kryeministri tha gjithashtu se me skemën e ndihmës ekonomike është abuzuar ndër vite, pasi përfitonin persona me vila dhe rroga në shtet. “Personat e larguar nga skema, ishin në ndihmë ekonomike në padrejtësi dhe sistemi i ka nxjerrë deklarues të rremë, gënjeshtarë e abuzivë. Në momentin që adresohet kërkesa një familje, kjo kryeqëzohet me tatimet, qendrën e punësimit, QKR-në, merret info se kush është kjo familje, pastaj dalin persona me vila, me një punë tjetër. 1 mln në muaj merrrte një Dragush në Korçë dhe merrte ndihmë ekonomike, i hiqte bukën familjes në nevojë, tre vetura kishte një Isuf në Fier. Ka të tjerë që punojnë në të zezë, duke bashkëpunuar me punëdhënësi, që është i lumtur t’i mbajë skllevër në punë, duke mos paguar sigurimet shoqërrore, vetëm e vetëm që të marrin ndihmë ekonomike”.
Nuk munguan akuzat e kryeministrit edhe për korrupsion. “Ka njerëz që shkojnë dhe marrin 50 mijë lekëshin dhe ofrojnë 10 mijë lekë bakshish, vetëm e vetëm që zyra e punës të mos i ofrojë punë, se po iu ofrua punë mund ta refuzosh, po t’u ofrua herën e dytë dhe e refuzon, del jashtë skemës së ndihmës ekonomike”.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al