Kryeministri Edi Rama ka thirrur deputetët e rinj të zgjedhur më 25 qershor në një takim në kryeministri.
Në sms-në drejtuar të sapozgjedhurve, Rama i fton ata të hënën në orën 11:00 në hollin e Kryeministrisë.
SMS-ja u është dërguar edhe kandidatëve të PS që ishin pjesë e kësaj gare të cilët nuk rezultuan fitues si dhe kryebashkiakëve socialistë.
Më tej Rama u kujton të gjithëve se mbledhja është e rëndësishme dhe nuk duhet të mungojnë.
Mesazhi i Ramës
“Ju lutem te henen ne 11.00 takim pune tek holli i kryeministrise me te gjithe ekipin e deputeteve, dmth 140 nga cdo qark plus me kryetaret e bashkive socialiste! Asnje mungese nuk do te mirekuptohet. Mireardhshi”









