• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Sot flitet për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse po e luftojmë

25/02/2025
Rama: Sot flitet për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse po e luftojmë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në asambletë socialiste të njësive 5, 6, 13 dhe 14, ka folur për integrimin në Bashkimin Europian, duke thënë se e trajton “si hakmarrje të të gjitha poshtërimeve që na janë bërë këto 100 vjet”.

Rama foli edhe për korrupsionin, duke thënë se flitet më shumë për këtë fenomen sepse “kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, e para rritet perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe”.

“Si ka mundësi që nga vendi më i pakonsideruar, sot konsiderohemi vendi pararojë në procesin e integrimit. BE nuk bën dhurata dhe politikë në këtë proces, por vetëm hesape. Pastaj vjen politika. Politika madje përdoret për të penguar, jo për të nxitur dhe afruar. Politikë që të thotë ska problem se nuk e ke bërë këtë se na afron, nuk ekziston.

Sot flitet më shumë për korrupsionin jo se ka më shumë, por sepse është e provuar, e studiuar, e analizuar, e shkruar, se kur një vend angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit, ndodhin dy gjëra përpara sesa të kapërcejë këtë fazë. E para rrite perceptimi i korrupsionit, flitet më shumë dhe e dyta rezultatet objektive që arrihen mbulohen nga një zhurmë dhe thashethemnajë shumë e madhe. Dhe kjo është ajo që po ndodh sot.

Nëse ka korrupsion, ku ka? Ka në garat për fondet, tenderat. Kjo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë. Sot, BE, përmes strukturës së vetë që merret me analizën faktike, Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimit publik. Nuk kemi qenë në këtë pozicion. Kemi qenë ibret, sot jemi të parët.

Kemi një problem jo të vogël me Hipotekën. Pyetja është se problemi me Hipotekën, është një arsye për të votuar PS apo jo? Kjo pyetje nuk do as mend e as kalem. Nëse nuk e voton PS, nuk ka shans që në këto dy vite e pak të mbetuar për të plotësuar transformimin e Kadastrës në një shërbim digjital, të vijnë ta bëjmë të mos o zotshmen. Nuk ka shans. Nuk mund ta humbë Shqipëria këtë moment.

Kemi bërë hapjen më të shpejt të kapitujve me vendet e tjera. Na është hapur një derë, le të hyjmë brenda. Kjo është diçka që unë personalisht e përjetoj si hakmarrje, e trajtoj si hakmarrje të të gjitha poshtrimeve që na janë bërë këto 100 vjet. Hakmarrje për fëmijët tanë, duhet ta fusim Shqipërinë në BE. Nga ai moment është si ajo, që u bë martesa, hyre në shtëpi dhe je pjesë e shtëpisë. Siç të bllokojnë sot fqinjët, se del njëri dhe bën hero, dhe pastaj të lë një vit, s’ta bëjnë më. Je komplet i barabartë”, tha ai.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Barazim me gola, një penallti shpëton Arsenalin në Champions

VIDEO/ Barazim me gola, një penallti shpëton Arsenalin në Champions

11/03/2026
Pas BBVK: Çfarë po ndodh mes Elijonës dhe Klodit?

Pas BBVK: Çfarë po ndodh mes Elijonës dhe Klodit?

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al