• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama: Ta na e thonë copë nëse na duan apo jo në BE, se po e dredhin muhabetin çdo 6 muaj

18/10/2019
Rama: Ta na e thonë copë nëse na duan apo jo në BE, se po e dredhin muhabetin çdo 6 muaj

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vendet e BE-së, ta thonë copë nëse janë për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo.

Ai tha se herën e shkuar e shtynë vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për shkak të çështjes së zgjedhjeve në Parlamentin europian.

“Ta thonë copë nëse janë më për zgjerimin e Bashkimit Europian apo jo.

Se po ua them tani, që herën e fundit më thanë që po e shtypjmë hapjen e negociatave, se kemi këto zgjedhjet europiane dhe nuk duam të kemi çështjn shqiptare nëpër këmbë.

Këta kanë zgjedhje 28 herë, dhe gjithmonë do jetë kjo çështje. Çfarë është ky muhabet!

Franca, Holanda e Danimarka flasin për kushte e bëjnë skrupulozin, po pse janë këta më skrupulozë se Gjermania, Suedia apo vendet e tjera të BE-së”, tha Rama.

““Fjalia e kryeministres së Danimarkës ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë. Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi.

Sot, për herë të parë e dëgjova nga presidenti i Francës në një pasazh që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE sot, po kërkojmë të hymë në një fazë tjetër të procesit, ku transferohet dija e BE lidhur me të gjithë ato kapituj që ka negocimi.

Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të flitet me këtë lidhje të shkurtër.

Sot presidenti i Francës e tha se çelja e negociatave nuk është anëtarësim. Unë kam një bisedë me të dhe aty ndoshta do të kuptohet se çfarë vjen mbrapa.

Në fjalën time kam thënë se nëse duan të mbyllin këtë proces ta thonë.

Thonë prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë të na futet në debatin elektoral.

Tani si mund të jetë ky proces i lidhur, por s’ke çfarë i bën. Një vend atje tentonte të shtonte disa kushte pa lidhje”, vijoi kryeministri.

“Janë bërë përpjekjet maksimale që të marrim atë na takon e kemi merituar dhe ketë e thonë edhe një pjesë e madhe e kryeministrave të BE.

Dua t’ju them se kam marrë shumë mesazhe nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim, kam komunikuar edhe me Macron, dhe faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë prej kohësh, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë.

Gjermania bëri një lëvizje për kompromis, duk i vendos një POR, PO-së dhe nuk ka patur nga Macron asnjë hapje.

Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, kërkon një reformim të brendshëm të BE, kjo që ka ndodhur, rezultat i mos arritjes së konsensusit mes vendeve anëtare, është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj çështje.

Në këtë situatë jo ne dhe Maqedonia por edhe ata që janë tashmë në BE sdo kishte marrë konsensus për arsye se tema është spostuar gjetkë.

Kemi marrë një refuzim por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta.

Nëse kemi një reformë në drejtësi që vazhdon, që nuk është kërkuar fare disa prej vendeve që kanë hyrë në BE, jo para se të çeleshin negociata, por edhe kur kanë qenë në përfundim të tyre, e kemi sepse është gjëja e duhur për ne.

Do vazhdojmë më plotësimin e parakushteve të vendosura në votën PO të Bundestagut.

Do vazhdojmë me kërkesa që lidhen me funksionimin e shtetit dhe do i bëjmë të gjitha tjerat pa ndryshuara asgjë.

Është një përplasje mes të mëdhenjve dhe një “lojë” qasje dhe interesash më e madhe se sa ne edhe si vend, dhe si rajon.

Por nuk përjashtohet perspektiva e integrimit të vendit. Procesi i integrimit është proces i transformimit të brendshëm dhe jo për t’ju pëlqyer të tjerëve”, tha kryeministri mes të tjerave.

Related Posts

Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’
Kryesore

Thyen xhamin e autobusit, policia ndalon 3 të mitur në Gjirokastër

17/02/2026
Aksidenti në Gjirokastër, ky është vendi ku është rrëzuar makina e elektriçistëve (FOTO)
Kryesore

Aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër, një i plagosur

17/02/2026
Memaliaj qyteti i harruar nga koha, papunësi e frikshme dhe shpresë e venitur për rikthimin e minierës (VIDEO)
Kryesore

Memaliaj, i riu futet në një banesë për të vjedhur dhe godet me grusht pronarin

17/02/2026
Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj
Kryesore

Reshjet intensive, paralajmërimi i IGJEUM: Rrezik nga prurjet në lumenj

17/02/2026
Kryesore

Djali dhunon nënën, nën hetim 57-vjeçari nga Gjirokastra

17/02/2026
Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave
Kryesore

Delvinës nuk i ndahen kusuret, dherat e zhvendosur vërshojnë në oborret e banesave

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kupa dhe derbi, momenti i “Demave” për 80-vjetorin

Kupa dhe derbi, momenti i “Demave” për 80-vjetorin

17/02/2026
“Besëprerë, thika pas shpine”/ Miri dhe Selin përballen pas ndarjes në lojë

“Besëprerë, thika pas shpine”/ Miri dhe Selin përballen pas ndarjes në lojë

17/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al