Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Korça aleatin e tij qeverisës, LSI-në e cila vazhdimisht këto kohët e fundit artikulon objektivin për të qenë forcë e parë pas zgjedhjeve parlamentare.
“Se çdo ndodhë pas kësaj marrëveshje këtë do e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët. Gara do jetë shumë e fortë, se LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë dhe ne duam të dalim forcë e parë duke qenë se jemi të parët. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS”,– tha Rama.
Ndërkohë duke iu rikthyer çështjes së vettingut, ai përsëriti sërish se PD kishte frikë.
“Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”, u shpreh Rama.