Edhe pse opozita këmbëngul për një formë të re Territoriale si dhe Reformës Zgjedhore, për kryeministrin Edi Rama asnjëra prej tyre nuk të japin fitore në zgjedhje. Për këtë duke folur për “Zërin e Amerikës”, Rama u shpreh se mazhoranca është e gatshme që të ndërmarrë edhe një reformë tjetër.
Rama nuk i kurseu ironitë me PD, duke thënë se gjithmonë që humbet zgjedhjet, kërkon që të bëjë një reformë të re, megjithatë shtoi se mazhoranca do të jetë me mendje të hapur për të diskutuar. Vetë Rama shpjegon se e shikon më të arsyeshme që të ketë më pak njësi vendore.
“Mendoj që duhet të ketë më pak njësi vendore. Komisioni është aty për të ballafaquar argumentet dhe për të dalë në konkluzione për t’i shërbyer vendit. Jam gjithmonë me mendje të hapur”
“Reforma nuk të jep fitore në tavolinë. E bëjmë dhe një reformë tjetër por kjo nuk do zgjidhë problemin real që kanë ata. Pas çdo zgjedhje të humbura.” tha Rama.
Si i shikoni ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, çfarë mendoni ju se duhet korrigjuar tani?
Edi Rama: Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore
Opozita kërkon të jenë më shumë..
Edi Rama: Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendit, jo për të futur kunja me njëri-tjetrin.
Pra jeni me mendje të hapur që edhe mund të shtohen njësitë vendore…
Edi Rama: Unë jam gjithnjë me mendje të hapur.
A pritet të ndryshojë diçka në kodin zgjedhor këtë herë?
Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull te vota.
Cilat janë pritshmëritë tuaja nga zgjedhjet e pjesshme vendore?
Edi Rama: Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës i cili mori peng këto komunitetet për arsyet dhe mosarsyet e tij. Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë të cilët ofrojnë ofertat e tyre. këto janë zgjedhje vendore dhe politike. Përballë kemi dy forca që nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, kush jam unë e kush je ti, po janë aty ku janë për shkak të dy frymëzuese të tyre, që janë pengje të së shkuarës që të dy. Por u takon qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kush do të dojë të ecë përpara me gjithë sinergjinë që kërkon për drejtimin e bashkive do t’i japë votën kandidatëve tanë, kush do që të bëjë politikë për t’i shërbyer një pengu apo një tjetri, do ta lënë qytetin pa shërbimin e duhur, pa ndriçimin e duhur.