Kryeministri Edi Rama ka deklaruar hapur se e refuzon kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit sepse është arbitrare.
Por, Rama pohoi se pranon hetimin e Tahirit, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe gjithë ndalesat e tjera ligjore, duke vërejtur se pafajësia e tij duhet vërtetuar, por jo me “letra bakalli”.
“Tahiri nuk mund të linçohet me burgosje, por të hetohet dhe ne do të vëzhgojmë procesin, provat dhe nuk do të përzihemi në proces i mbrojtës të Saimir Tahirit. Tahiri do të jetë një deputet i lirë. Ne jemi këtu. Nëse Prokuroria sjell prova, jo gazeta, që hapin rrugën për arrestimin, Komisioni i Mandateve mund të mblidhet menjëherë. Ne do ta ngremë dorën arrestit të mërkurrën.”
Deklarata u bë në mbledhjen e Grupit parlamentar të PS-së.









