Ndërsa në Korçë ditën e sotme kanë zhvilluar takime dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Bushati-Kotzias, një takim i një niveli më të lartë pritet të zhvillohet në muajin Prill. Takimi do te jete mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Aleksis Tsipras. Ajo që mbetet për t’u mësuar është nëse ky takim do të zhvillohet në Athinë, apo në Tiranë.








