• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama “turpëron” kryebashkiakun: Barri në varreza po bëhet kallam, Elbasani nuk është Shanghai që të të falim

11/07/2025
Rama “turpëron” kryebashkiakun: Barri në varreza po bëhet kallam, Elbasani nuk është Shanghai që të të falim

Kryeministri Edi Rama ka qenë i drejtpërdrejtë dhe kritik gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit, duke mos kursyer as të parin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Duke iu referuar një ngjarjeje të ndodhur disa ditë më parë në varrezat e qytetit – ku një qytetar i vuri zjarrin barit të thatë – Rama u shpreh se situata është e patolerueshme dhe se kryebashkiaku duhej të ishte në dijeni të gjendjes së varrezave.

Ai i kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të të gjithë drejtorëve të bashkisë, duke theksuar se një qytet si Elbasani nuk mund të krahasohet me metropole si Shanghai, ku ndoshta mund të tolerohej mungesa e informacionit nga ana e drejtuesit vendor.

“Ka potencialin të bëhet kallam dhe të bëhen varrezat si kallamisht. Është një lloj bari që është lënë pa u prekur, që jo vetëm rritet, por synon të bëhet kallam. Pastaj, kur shkon dikush dhe i vë flakën, për turp bëhen varrezat vatër zjarri. Del që personi është i çekuilibruar mendërisht, por nëse bari do të ishte qethur siç duhet, edhe zjarri nuk do merrte përmasa.”

Sipas Ramës, me 10 mandate të fituara në qarkun e Elbasanit, kryebashkiaku duhet të punojë “10 fish më shumë” dhe të ketë kontroll mbi çdo detaj të jetës së qytetit.

“Është e paimagjinueshme që në një qytet që mund ta përshkosh në këmbë çdo ditë, të mos dish çfarë ndodh. Është e pamundur që kryetari i bashkisë të mos jetë i informuar për çdo tullë që vihet. Nëse i ka sytë hapur, i rri mbi kokë çdo gjëje. Po qe gjysmë i hapur, të tjerët i kanë të mbyllur.”

Ai shtoi se edhe në Elbasan, ashtu si në disa bashki të tjera, duhet të zbatohet modeli i “shkundjes së pemës”: shkarkim i plotë, dorëheqje drejtorësh dhe provë për të gjithë se janë të denjë për detyrën.

“10 mandatet e Elbasanit, 12 të Fierit e 9 të Vlorës më kanë marrë edhe ato pak orë gjumë që kisha. Duhet të të lëmë pa gjumë edhe ty, jo të flesh më shumë. Morëm 83 mandate dhe disa sillen sikur mezi presin të tregojnë sa të fortë janë. Por nuk jemi më të fortë – jemi më të ekspozuar ndaj përgjegjësisë. Njerëzit që na dhanë këto mandate, me të drejtë, presin 10-fishin. Po çfarë 10-fish mund t’i japësh Elbasanit, nëse e le barin të bëhet kallam në varreza?” përfundoi Rama.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

Ishte në nominim me katër banorë, Xhodi eliminohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”

28/12/2025
Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al