• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive të shkarkuar!

11/07/2025
Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative dhe nënkryetarët e bashkive të shkarkuar!

Kryeministri Edi Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të vendit, të cilëve iu vendosi ultimatum që deri ditën e hënë të kenë shkarkuar të gjithë kryetarët e njësive administrative. Bëhet fjalë për rreth 300 administratorë, pasi përjashtohen ato të bashkive që drejtohen nga demokratët, edhe pse takimit në qytetin bregdetar të Durrësit, iu bashkuan edhe 6 kryebashkiakët e PD.

“Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë të gjithnjë duhet të shkarkohen. T’iu ri jepet mundësia, por duke iu dhënë mundësi e të tjerëve që mund të jenë më të zotë se ata. Shpresoj që të hënën të gjithë të jenë të shkarkuar”, tha Rama.

Vala e dorëheqjeve të drejtorëve pritet të prekë edhe Bashkinë e Elbasanit dhe Lushnjës, sipas porosisë së lënë nga kryeministri.

“Në Bashkinë e Elbasanit edhe në atë të Lushnjës duhet bërë e njëjta gjë si në Bashkitë e tjera që deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i drejtorëve me dorëheqje, për t’u dhënë mundësi të tjerëve të tregojnë që janë të duhur për atë pozicion”, tha Rama.

Ai i mbajti për rreth 7 orë krerët e pushtetit vendor në Durrës dhe kërkoi edhe largimin e të gjithë nënkryetarëve.

Pjerin edhe nënkryetarët e tu i shoh shumë të lodhur, në nderin tatë është që ti shkarkosh të gjithë. Tek nënkryetarët është mirë që të bëni një rifreskim të madh, sepse edhe ju vet e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata’, tha ai.

Gjatë analizës për evidentimin e problematikave të pushtetit vendor, në kulmin e sezonit turistik, kreu i qeverisë mbajti një fjalim me kritika për të gjithë kryetarët e bashkive, ndërsa njoftoi edhe nismat e reja që do të ndërmarrë qeveria Rama 4. Me fokusin tek aksioni për zaptimin e hapësirave publike, kreu i qeverisë njoftoi se do të ngrihet një qendër digjitale për monitorimin e ndërtimeve pa leje. Nga ana tjetër, të gjitha kompanitë ndërtuese të pallatave do të detyrohen që të vendosin GPS në kantierët e ndërtimit, paralajmëroi kryeministri.

“Të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që janë për qëllime fitimi, flasim për pallate e ndërtime që kanë impakte te caktuara në jetën e banorëve gjatë kohës së ndërtimit, që s’mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Ashtu sikundër kantieret qoftë të gjitha llojet kantieret e ndërtimit të pajisen me GPS që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre edhe në funksion të hedhjes aty ku duhet të mbetjeve të kantierit dhe materialeve që hyjnë edhe dalin nga kantieri ku ka evazion të konsiderueshëm”, tha Rama.

Masa të ashpra paralajmëron për të gjithë arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, të cilëve jo vetëm do t’u hiqet licenca, por do të përballen edhe me pasoja penale. E ndërkohë për ato ndërtime që nuk kanë marrë leje zyrtarisht, nuk do t’u lidhen kontratat e ujit dhe të dritave.

“Arkitektët që bashkëpunojnë me ndërtuesit për të shkelur lejen e ndërtimit nuk mund të gëzojnë më licensën dhe duhet të përballen me pasoja të natyrës penale siç e ka gjithë bota, ndërkohë që leje përdorimi, shfrytëzimi të godinave pa firmën përfundimtare të arkitektit nuk mund të jepen më”, tha Rama.

Qeveria po mendon të krijojë një ndërmarrje kombëtare për furnizimin me ujë, një institucion i ngjashëm si OSHEE-në për energjinë. Pasi Elbasani, Tirana e Fieri nuk patën sukses me inceneratorët, Rama njofton një kompani shtetërore edhe në fushën e mbetjeve.

“Mund ta përfytyroni një drejtor UKT me 30 veta në zyrë. Kështu ishte në Tiranë. Çudira ka pasur shumë”, tha kryeministri Rama.

Pas pak ditësh, Rama njoftoi se do të dalin edhe çmimet e reja të referencës për apartamentet. Qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, duke nisur nga 2026 do të paguajnë taksë pasurie më të lartë, gjë do të sjellë më shumë të ardhura për bashkitë.

“Taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta”, tha Rama.

Ermal Dredha i Vlorës dhe Gledian Llatja i Elbasanit ishin dy kryebashkiakët që morën më shumë kritika, ndërsa ai i Cërrikut, Andis Salla ishte i vetmi që mori lavdërime.

Kritika të forta bashkive ju bëri edhe për mbështetjen e bujqve dhe fermerëve, të cilët duhet të ndihmohen për të përfituar fonde nga BE.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

Mungoi dy javë, ish banorja e ‘BBVK’ zbulon ndërhyrjen që bëri

27/12/2025
Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

Orinda Huta flet hapur për festivalet në Shqipëri: Harxhon shumë dhe merr energji të keqe

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al