• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama zbarkon në Athinë me qeverinë, deputetë dhe kryebashkiakë, zbardhen detaje të tjera

12/05/2024
Si quhet ai që mund ta mundë Ramën?

Takimin me emigrantët në Athinë ditën e nesërme kryeministri Edi Rama e ka përshkruar në rrjetet sociale si një ditë feste. Nuk do të mungojnë as artisët nga Shqipëria, si reperi Noizy dhe këngëtarja Era Rusi, por Athina prej një jave ka “vluar” nga debati i krijuar prej këtij manifestimi të thirrur më 12 maj, ditën kur shënohet njëvjetori i arrestimit të Fredi Belerit.

Megjithatë, i pashqetësuar e tashmë me një nga sallat e stadiumit Galatsi të konfirmuar për tubimin, Rama do të udhëtojë i qetë drejtë kryeqytetit grek paraditen e së dielës, duke zbarkuar në Athinë rreth orës 09:00, me të gjithë kabinetin qeveritar me vete.

Gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, e cila ndodhet në Athinë duke iu referuar burimeve nga mazhoranca raporton se në takimin me emigrantët që jetojnë në Greqi, do të jenë prezentë edhe kryebashkiakët socialistë. Nuk do të mungojë sipas saj në takim as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pavarësisht përballjes së tij me drejtësinë në javët e fundit.

“Përveçse organizatorëve që e kanë bërë për dy javë rresht çdo ditë Athinën për të pasur sigurinë që do të zhvillohej ky takim, gjatë fluturimit tonë sot në Athinë kemi parë eksponentë të PS që kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit. Jo vetëm deputetë të PS, por kryebashkiakë nga veriu në jug. Madje ata që ishin në orët e para të mëngjesit në fluturimin tonë, i kemi parë në Athinë duke dalë shëtitje me të afërmit e tyre, para se të bëhen gati për aktivitetin e nesërm.

Sot pritet të mbërrijë edhe kryebashkiaku i Tiranës, zoti Erion Veliaj që ka qenë edhe një nga personat që ka bërë më shumë thirrje për praninë e sa më shumë shqiptarëve ditën e nesërme. Do të jenë ministrat dhe të gjithë sekretarët e PS. Salla që PS ka zgjedhur për të zhvilluar këtë aktivitet ka kapacitet për deri në 6 mijë persona, por sipas organizatorëve nëse do të ketë një interes të lartë nga shqiptarët që jetojnë në Greqi do të shtohet numri duke qëndruar edhe në këmbë, përtej kapaciteteve që mund të akomodohen ulur.”

Zbarkimin e ekzekutivit shqiptar në Athinë e kanë konfirmuar edhe mediat greke, me Protothema që raporton se Edi Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona, ku bëjnë pjesë ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe gazetarë.

Ndërkohë, në sallën e mbyllur të Krishtlindjeve në stadiumin Galatsi janë ngritur dy dhoma të posaçme për kryeministrin e Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Fjalimi i shefit të qeverisë pritet të nisë pas orës 11:00, ndërsa emigrantëve do t’u drejtohet me një fjalë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi. Edi Rama po ashtu do të zhvillojë gjatë ditës takime me bashkatdhetarë, anëtarë të Partisë Socialiste dhe biznesmenë, ndërsa do të dorëzojë edhe kartat e anëtarësisë.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do t’i drejtohet aeroportit rreth orës 18:00-19:00 për t’u larguar nga Athina.

Ndërkohë, policia ka marrë masa shumë të rrepta sigurie për të mbarëvajtur rendin dhe sigurinë gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë. Mësohet se rreth 1 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren, duke u kujdesur për eskortimin e Ramës nga aeroporti drejt stadiumit Galatsi dhe më pas aktivitetin që do të zhvillohet aty.

Related Posts

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)
Kryesore

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

17/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Zv.kryeministrja: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë
Kryesore

Zv.kryeministrja: Asnjë interes politik nuk justifikon sulmet ndaj policisë

17/10/2026
Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona
Kryesore

Tirana nën terrorin e protestës së dhunshme, gjykata liron 40 të arrestuar, mban në burg vetëm 11 persona

17/10/2026
Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur
Kryesore

Protesta e dhunshme, 17 policë dhe 4 protestues të plagosur

17/10/2026
Protestuesit e dhunshëm thyejnë dyqanin e “One”, grabisin celularë dhe pajisje
Kryesore

Protestuesit e dhunshëm thyejnë dyqanin e “One”, grabisin celularë dhe pajisje

17/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

Gruaja e policit të plagosur rëndë: Nëse tim shoqi i ndodh gjë, ai student që e ka bërë do t’i shuhet e gjithë familja (VIDEO)

17/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al