• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama zbulon nismën e re, konsultime me qytetarët për të përmirësuar qeverisjen

29/06/2017
Rama zbulon nismën e re, konsultime me qytetarët për të përmirësuar qeverisjen

Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ngritur një pyetje me rëndësi për të gjitha shqiptarët që kanë votuar të majtën në 25 qershor
Në një proces konsultimi me ata që e mbajtën këtë parti sërish në pushtet për një mandat të dytë qeverisës, Rama kërkon mendimin se cilat do të ishin tre gjërat që gjithsecili mendon se duhen përmirësuar.

Postimi

ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të saj, ndërsa e imja, e jona si të zgjedhur për të udhëhequr vendin, është vetëm barra e shumëfishuar e përgjegjësisë qeverisëse.

Na duhet një reflektim i thellë brenda vetes, për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojmë e përmirësojmë tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste.

Çfarë duhet të korrigjojmë në përmbajtjen e në stilin e qeverisjes dhe si duhet e mund ta përmirësojmë, kulturën tonë qeverisëse, cilësinë e skuadrës që qeveris, në legjislativ e në ekzekutiv, bilancin qeverisës në çdo sektor?

Dhe më e rëndësishmja, si ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërfshirës, duke mos folur e dëgjuar vetëm mes njëri-tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?

Po përgatitemi që në këtë fazë tranzitore deri në krijimin e qeverisë së re, të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë, me disa nivele apo rrathë, brenda partisë dhe jashtë jashtë saj.

Ju jam mirënjohës paraprakisht, për çdo sugjerim prej jush këtu në rrjetin tonë dhe për ta bërë ndoshta më të lehtë, komentin tuaj, po ju pyes:

Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje? Natyrisht, kushdo mund të dalë nga korniza e kësaj pyetjeje apo mund ta shpërfillë atë plotësisht, e të shkruajë atë që dëshiron.

Faleminderit

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al