Leçe është ndalur në një barazim pa gola në fushën e Veronës, duke mos ia dalë të sigurojë një fitore që do ta ndihmonte në luftën për mbijetesë. Por Ylber Ramadani pas ndeshjes është shprehur i kënaqur pjesërisht edhe më këtë rezultat në deklaratat që dha pas sfidës, ku nxiti shokët e skuadrës të bënin më shumë në sulm.
“Erdhëm me idenë për të fituar, por e dinim që nuk do të ishte e lehtë. Nëse në pjesën e parë prodhuam pak, në pjesën e dytë kemi bërë diçka më shumë në krahasim me ata. Verona është një ekip i fortë në fushën e lojës, nuk duan të bien nga kategoria dhe na vunë në vështirësi. Gjithsesi, e marrim këtë pikë dhe shohim përpara. Është thelbësore të lëvizim klasifikimin në këto javë të fundit.
Trajneri më ka kërkuar shpesh që të kthehem mbrapa për të lëvizur më mirë topin. Gjithsesi, përpara duhet të jemi shumë të egër, për të mbijetuar është e nevojshme që të shënojmë. Dhe kjo egërsi sportive duhet të na përkasë të gjithëve, nuk mund të jetë vetëm një përgjegjësi e sulmuesve”, tha Ramadani pas ndeshjes.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







