Nga Mentor Kikia
Ne ketu e akuzojme klasen tone politike se i lexon raportet e Europes apo SHBA-se sipas deshires se vet. Njera pale si pozitiv, e tjetra si negativ. Por ja ku eshte paragrafi per korrupsionin ne progres-raportin e fundit te BE-se.
“Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Progres i mirë është bërë në periudhën raportuese. Autoritetet shqiptare forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit.
Ndërsa numri i hetimeve në vazhdim mbetet i lartë, deri më sot, dënimet përfundimtare në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten të kufizuara. Megjithatë, në përgjithësi, korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz”. Çfare do te thote nivel i caktuar? Sa eshte ky niveli? Sa i thelle? Çfare do te thote “mbetet i perhapur dhe eshte shqetesim”? Ne cilin vend korrupsioni nuk eshte shqetesim?
Numri i denimeve eshte i kufizuar- thote raporti. Kush eshte denuar per korrupsion ketu? Sa i kufizuar eshte ky numer? Dhe me kesi pacavuresh keta monitorojne Shqiperine, marrin vendime dhe presin qe qeverite ketu te bejne kthese? Nese ketu ka korrupsion, sikunder ne e dime, thojeni qarte dhe troç dhe bjerini kokes qeverise, presidentit, opozites, kushdo te jete perfshire. Nese ne e kemi luftuar korrupsionin, hapini negociatat dhe lerini fjalite me 7 kuptime dhe asnje konkluzion. Me keto raporte, ata marrin ne forme rrogash per monitoruesit, gjysmen e parave qe japin per Shqiperine