• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

Nga Edlira Prendi

E lexova shkrimin tuaj “Komunizmi ka vdekur” dhe më la përshtypje një lloj “mirënjohjeje” që shfaqni për rënien e komunizmit, vetëm pse shpëtuat nga detyrimi për të dhënë mësim në Iballë – një fshat që, sipas jush, ishte i bllokuar për muaj të tërë nga dëbora.

Më lejoni t’ju uroj, meqë paskeni shpëtuar nga ky “tmerr” që sistemi ju paska caktuar.
Por më lejoni t’ju them edhe diçka tjetër, një kërkim minimal mbi Iballën dhe mbi shkollën ku do shkonit të jepnit mësim do t’ju kishte kursyer shumë keqkuptime- dhe më e pakta, shumë pasaktësi.

Shkolla e Iballës, e themeluar në vitin 1903, është ndër shkollat e para shqipe në veri dhe një nga katër të parat në gjithë vendin. Qëndroi në këmbë falë patriotëve të zonës, me mbështetjen e Ipeshkvisë së Sapës, vëllezërve Mjeda dhe Konsullatës Austro-Hungareze në Shkodër. Nuk ishte, pra, ndonjë cep i humbur i botës, por një qender e rëndësishme e kulturës dhe arsimit shqip në fillim të shekullit XX për zonën.

Para dy vitesh ajo shkollë festoi 120-vjetorin. Intelektualë dhe biznesmenë të zonës investuan plotësisht, me kontribute private, për ngritjen e një muzeu modern, të dokumentuar sipas standardeve ligjore dhe muzeale. Nuk kërkuan mirënjohje publike. Nuk kërkojnë as sot. Por është e udhës që, përpara se t’i atribuoni një komuniteti etiketime sipërfaqësore, të merrni mundimin ta njihni.

Komuniteti pukjan nuk njihet për pijedashje. Njihet për punë me nder, për korrektësi dhe për respekt.
Iballa është vendlindja e Kol Bib Mirakës, Ministër i Brendshëm në vitin 1944, i cili dha urdhra shpëtimi për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, një faqe dinjitoze e historisë shqiptare, për të cilën me të drejtë krenohemi.

Edhe sot, pukjanët janë njerëz që punojnë në heshtje, intelektualë, profesionistë, sipërmarrës që mbajnë me punë qindra familje. Nuk i dëgjoni, sepse nuk janë “prodhime të natës” të koncesioneve qeveritare apo të vanitetit mediatik. Nuk u duhen portalet, nuk u duhen kamerat, nuk u duhet zhurma që shpesh zëvendëson vlerën.
Prandaj, i nderuar shkrimtar, ish-politikan e ish-gazetar, duhet ta dini gjithashtu se në Iballë prodhohen disa nga produktet më cilësore të Shqipërisë, gështenja, kërpudha, fruta pylli, tartuf.

Po, mbase do të ishit kthyer prej andej edhe biznesmen. Mbase edhe- siç e thoni ju vetë- i alkolizuar. Por hajdut, kriminel apo vrasës? Kurrsesi. Sepse historikisht, ky komunitet këtë e ka përbuzur me neveri. Më ndjeni, këto tiparë nuk ju atribuohen juve.

Iballa nuk është “internimi” juaj imagjinar. Është një rrafshnaltë e mrekullueshme, e rrethuar nga male të larta, një amfiteatër natyror me pamje mbresëlënëse dhe me njerëz të mrekullueshëm. Ju ftoj ta vizitoni.
Po, komunizmi mund të ketë “vdekur”. Por nuk ka asnjë arsye që për të ringjallur metafora portalesh të përbaltet një komunitet i tërë. Nuk është aspak dinjitoze për një shkrimtar.

Related Posts

Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër
Kryesore

Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër

31/10/2026
Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit
Kryesore

Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit

31/10/2026
“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës
Kryesore

“Disa nga emrat u blenë si derrat”, PD: Protesta e flamingove u katandis në shërbim të Ramës

31/10/2026
Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!
Kryesore

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

31/10/2026
Çmenduri në Shqipëri, bordi e çon çmimin e naftës 258 lekë/litri
Kryesore

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

31/10/2026
U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit
Kryesore

U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit

31/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër

Çelet ekspozita e rrallë në Muzeun e Forcave të Armatosura në Gjirokastër

31/10/2026
Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

Chelsea bind në Londër, fiton ndaj United (VIDEO)

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al