• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Raporti/ 32 deputetë deklarojnë se kanë mbaruar studimet jashtë, por diplomat u njihen vetëm 5 prej tyre

17/01/2018
Raporti/  32 deputetë deklarojnë se kanë mbaruar studimet jashtë, por diplomat u njihen vetëm 5 prej tyre

Në shtator 32 deputetë deklaruan në CV e tyre se kanë kryer studime bachelor, master ose doktoraturë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Universitete Perëndimore. Nëse dikush ka kryer studimet jashtë vendit, diploma e tij mund të njihet vetëm nëse kalon nga Ministria e Arsimit (sot MARS). Instituti i Studimeve Politike iu drejtua me kërkesë MASR për 32 deputetët, nëse emrat e tyre figurojnë në regjistrat e MASR për njohjet e diplomave të studimit.

Përgjigjia?

Nga 32 diploma të deputetëve vetëm 5 raste janë njohur nga MARS, pra nga shteti shqiptar. Të tjerat? Kemi të bëjmë me diplomime vite përpara kur nuk kishte akte njohjeje nga MARS? Kemi të bëjmë me harresë apo mungesë interesi nga vetë deputetët? Apo në rastin më të keq, kemi të bëjmë me deklarime fiktive, sidomos për deputetët në moshë ende të re. Mund të jetë secila arsye. Por në secilin rast, ligji ynë është kategorik: kush punon në sektorin publik dhe deklaron diplomim jashtë diploma ka vlerë vetëm kur kalon përmes njohjes në MARS. 27 deputetë nuk e kanë bërë këtë dhe zyrtarisht, diplomat e tyre (nëse ekzistojnë) nuk njihen ende nga shteti shqiptar.

Në kërkesën e ISP citoheshin deputetët A.Vokshi, A. Bumci, A. Hyseni, A. Ahmetaj, B. Çuçi, B. Gjylameti, D. Gjiknuri, D. Bushati, E.Bode, E.Spiropali, E.Gjermeni, E.Gjebrea, E.Hasa, E.Bushati, E.Kushi, F.Velaj, G.Pollo, J.Tabaku, K.Gjosha, K.Balliu, L.Koka, L.Basha, M.Kumbaro, P.Vasili, O.Xhaçka, R.Hajdari, S.Abazi, S.Mesi, Sh.Rokaj, T.Balla, T.Doshi, V.Duka.

Mbështetur në përgjigjen zyrtare të MASR adresuar ISP me 29.12.2017 rezulton se vetëm 5 deputetë kanë bërë njohjen e diplomave të studimeve në MASR. Konkretisht, studimet bachelor Spiropali (PS) në SHBA dhe Hasa (PD) në Itali, studimet master Vokshi (PD) në SHBA, diplomë specializimi Bode (PS) në Itali dhe doktoraturë Gjebrea (PS) në Mbretërinë e Bashkuar. MASR njoftoi se për emrat e tjerë të listës së paraqitur nga ISP nuk ka informacion njohjeje në këtë institucion.

Është e qartë se për disa prej deputetëve me përvojë të gjatë profesionale i kanë kryer studimet jashtë vendit në periudhën përpara 1990 ose në dekadën e parë të vitit 1990, dhe për një pjesë të tyre ekzistojnë të dhëna të njohura publike mbi studimet e përfunduara. Të tillë janë sidomos ata që vijnë nga postet akademike. Megjithatë mbetet shqetësim fakti se për disa nga emrat e listës, sidomos prurjet e reja politike me përvojë minimale në sektorin publik në dhe në politikë, por të reklamuar nga partitë si prurje cilësore me diploma perëndimore, – nuk ka informacion njohës dhe miratues nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Madje kemi pasur dy raste kur është raportuar nga media se diplomat e deklaruara nga deputetë të caktuar janë fiktive, si dhe raste kur është raportuar se ndjekja e studimeve nuk është e barasvlershme me përfundimin e suksesshëm të tyre. Në listë kemi një rast të një deputeti që deklaron se ka mbaruar studimet në Maqedoni, por që sipas MASR nuk ka konfirmim në këtë institucion për njohje të diplomës së tij. Deklarimi i rremë është dhe përbën vepër penale. ISP vlerëson se është përgjegjësi e Kuvendit dhe e grupeve parlamentare respektive që të kërkojë nga deputetët të dhëna të verifikueshme për formimin e tyre universitar, si dhe ti bëjë ato publike. Për sa kohë ky informacion nuk posedohet dhe nuk provohet, më së paku deputetët do të duhet të mos përdorin tituj dhe kualifikime, të cilat zyrtarisht ende nuk janë njohur nga shteti shqiptar.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al